Aktualitet

Ndryshimet kushtetuese/ Lubonja: Shans për opozitën, demaskon Ramën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:37 - 27/07/20 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë një shans për Opozitën e Bashkuar pasi demaskon Ramën nga njëra anë, dhe nga ana tjetër krijon një koalicion të gjerë kundër tij si Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë.


Lubonja thotë se kjo mund të jetë një sakrificë e opozitës për popullin duke dalë nga interesat e veta politike dhe duke përfshirë në koalicionin e gjerë dhe të hapur, njerëz që s’janë anëtarë partie apo s’kanë kontribute politike, por vetëm për të rrëzuar Ramën.


“Mendoj që ky do të ishte dhe një shans për opozitën, në një farë kuptimi sepse në këtë rast Rama do demaskohet sepse qartazi kuptohet që po bën lëvizje për interesat e tij.


Në rast se opozita do të dalë nga interesat e veta, opozita mund të bëjë sakrificë për popullin. Nënkupton që krijimi i nëj aleance për mbrojtjen e demokracisë, ky vepron kështu, mirë hapim koalicionin, madje përfshin edhe njerëz që nuk janë fare anëtarë partie. ”– përfundoi Lubonja.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas