Aktualitet

“Kushtetuta”/ Rama: Vota e përbashkët, për të qenë në anën e duhur të historisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 30/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Rama në fjalën e mbajtur sot në Parlament, ku priten të votohen ndyshimet e njëanshme Kushtetuese, ka deklaruar se me votë të përbashkët Kuvendi do të jetë në anën e duhur të historisë duke hapur listat nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.


Më tej ai kujton se deri më 5 qershor kishte vetëm marrëveshje formale dhe që Kuvendi në fund të fundit arriti ta bëjë atë një Reformë.


Kush nuk ka frikë nuk thotë nuk kam frikë. Ballistët thoshin nuk kemi frikë nga ju. Unë s’kam dyshim që s’ka asnjë arsye për të pasur frikë ndaj Myslimit, Korabit e Halitit. Frika krijon rrezikut. Kjo për një hyrje të butë në një temë të rëndë, që është një debat i madh. Trupë e bashkuar me disa përjashtime, në anën e duhur të historisë. Pavarësisht se sot shumëçka ne na ndan. Vota e përbashkët është në fakt të qenit së bashku në anën e duhur të historisë. Në anën e zgjedhësve shqiptarë. U japim mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë, por deputetin që duan. Të dalësh kundër kësaj do të thotë të jesh në anën e gabuar dhe të jesh kundër popullit. Mos kesh besim tek populli dhe të tregosh që s’ke besim. Pra s’do ti japësh mundësinë të bëjë zgjedhjen. Meqë po përmbyllim fazën jo të lehtë të një Reforme që falë këtij parlamenti u bë Reformë, pasi deri në 5 qershor ishte formalisht”- u shpreh Rama.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas