Kryesore

Ndryshimet kushtetuese/ Rama: SHBA s’është kundër, zëdhënësin e PPE s’e njoh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:24 - 31/07/20 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane u shpreh me keqardhje pas ndryshimit të Kushtetutës pa konsensus me opozitën e bashkuar, por për Edi Ramën kjo nuk do të thotë se Yuri Kim dhe ambasadorët e tjerë janë kundër. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’, Rama komentoi dhe deklaratat e zëdhënësit të PPE-së, deklarata të cilat kreu i qeverisë i injoron.


“Keqardhja është emocion, por kundërshtia është pozicion. Nuk ka asnjë kundër. Zëdhënësi i PPE? Këtë nuk e njoh kush është, por këta po, dhe i respektoj maksimalisht, pasi përfaqësojnë institucione dhe shtete mike dhe partnere dhe nuk përfaqësojnë opinione të njëanshme dhe personalisht njerëz që e kanë treguar më shumë se njëherë se në Shqipëri nuk janë vetëm për të jetuar në një vend të bukur dhe për t’u paguar mirë, por janë të përfshirë me shumë afeksion dhe shumë respekt për shqiptarët.


Nuk ka asnjë kundër aty, ka thjesht keqardhje. Edhe unë jam i keqardhur që nuk u arrit dot të bëhet me konsensus të plotë, edhe unë e mirëkuptoj dhimbjen e opozitës jashtë parlamentit, por deri këtu, dhe unë bashkohem me idenë që duhet të vazhdojmë së bashku për të reflektuar këto risi në Kodin Zgjedhor. Unë nuk jam kundër, jam pro“.


Edi Rama sqaroi edhe deklaratat dje në Kuvend se janë shqiptarët që vendosin vetë për sistemin, pasi parlamenti është sovran. “Ajo që thashë unë lidhet me faktin që kjo është dicka që na takon ne si përgjegjësi dhe ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë dhe nuk mund të rrimë ne të krijojmë probleme me njëri tjetrin dhe për njëri tjetrin dhe më pas të kërkojmë zgjidhje te miqtë tanë ndërkombëtarë” tha ai.


LEXO EDHE: 

Ndryshimet kushtetuese/ Zëdhënësi i PPE: Koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë!

Reagim i fortë i PPE: Trishtim për ndryshimet Kushtetuese, nuk u kryen në mënyrë gjithëpërfshirëse


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas