Ricardo Bofill lindur në Barcelon në vitin 1939, u rrit në një familje të shquar nën diktaturën e Francisco Frankos. Djali i një arkitekti, ai vazhdoi rrugëtimin njëjtë si babai i tij. Ricardo Bofill ndërroi jetë në janar të 2022, në moshën 82-vjeçare.
Ai u bë i njohur në vitin 1960 për qasjen e tij radikale ndaj dizanjit, duke krijuar arkitekturën në shkallë urbane. Projektet e tij lidhen me postmodernizimin.
Ricardo përfundoi shkollimin në Zvicër përpara se të kthehej në vendlindjen e tij në vitin 1963, në moshën 23 vjeçare.
Studioja u krijua në bashëpunim ku arkitektë, inxhinierë, shkrimtarë, sociologë dhe të ngjashme zhvilluan dizajne eksperimentale. Ndërsa praktika u rrit, dëshira e tyre ishte e madhe, duke kërkuar “të adresojnë problemet e planifikimit urban që ndodhin në nivel lokal brenda sistemeve politike dhe sociale spanjolle”.
Ndërsa qëllimi i punës së tyre u rrit, Bofill udhëhoqi ekipin e tij për të zhvilluar një metodologji të veçantë formale – fillimisht u përpunua mbi një bazë teorike me projektin “Qyteti në Hapësirë” dhe më vonë duke marrë shprehje formale me ndërtimin e projektit themelor të banimit të subvencionuar Walden 7 në 1975. Në të njëjtin vit ata hapën fabrikën të cilen e quajtën La Fabrica, në periferi të Barcelonës. Që atëherë, firma ka ushqyer evolucionin e saj të vazhdueshëm arkitektonik me kuriozitet dhe kërkime në dukje të pangopura drejt drejtimeve të reja në dizajn.
Firma e Barcelonës ka lënë gjurmë të paharrueshme në qytete anembanë botës. Në projektet me shumë njësi që vijojnë, një aftësi për ngjyra dhe një ndjenjë e pafrenuar e hapësirës rezultojnë në dizajne po aq dramatike sa peizazhet prej të cilave dalin, duke mos sakrifikuar kurrë logjikën e ndërlikuar hapësinore që shpesh përcakton jetën e komunitetit.
El Sargazo Apartments, Castelldefels, Spain, 1962
Nuancat tokësore të së kuqes që veshin komponentët e ndërtuar rezultojnë në një kolazh kub që së shpejti do të bëhej shtylla kryesore e RBTA.
Nikaragua 99 Apartamente, Barcelona, Spanjë, 1965
Të vendosura në një kontekst më urban, apartamentet në Nikaragua 99 përdorin një gjurmë tëhapur për të përfituar nga zona e saj e vogël.
Distrikti Gaudí, Reus, Spanjë, 1968
I krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të një fluksi emigrantësh në vitet 1960, ky projekt strehimi me kosto të ulët dallon veten nga pamja e pasuksesshme, në stilin e konvikteve të modeleve bashkëkohore.
Kalaja e Kafkës, Sant Pere de Ribes, Spanjë, 1968
Ky projekt strehimi, i emërtuar në homazh të Franz Kafkës dhe romanit të tij me të njëjtin emër, u frymëzua nga lëvizja Archigram.
Xanadú, Calp, Spanjë, 1971
Xanadú është një ndërtesë apartamentesh e ndërtuar si pjesë e një zhvillimi më të madh të njohur si La Manzanera.
La Muralla Roja, Calp, Spanjë, 1973
Gjithashtu pjesë e La Manzanera, La Muralla Roja miraton një gamë ngjyrash më të lehta për të përcaktuar seksionet e strukturave të saj labirintike të kullave.
Ëalden 7, Barcelona, Spanjë, 1974
Ballkonet individuale të rrumbullakosura shtojnë kontrast formal në strukturën e jashtme dhe u japin hapjeve të brendshme shpellore një strukturë të pasur, tërheqëse.