Presidenti Ilir Meta ka bërë publike pyetjet e drejtuara Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat ai i konsideron të njëanshme.
Janë tetë pyetje mbi të cilat do të bazohet “opinioni urgjent” i Komisionit të Venecias.
****
1. Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhjeve?
2. Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohen shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?
3. A e kompromentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik?
4. A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?
5. A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t’i modifikuar në mënyrë të njëanshme?
6. A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane?
7. A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit?
8. Nëse miratohen listat e hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do të ishte legjislacioni shqiptar në përputhje me kërkesat e BE-së?
Presidenti Meta iu drejtua Komisionit të Venecias të premten. Risjellim në vëmendje se deri më tani Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë kreut të shtetit për shkarkimin e tij dhe zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.