Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se pas turit të ‘llogaridhënies’, mund të ketë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, dalin në pah detaje të reja.
Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, ai i cili tha se fati i ministrave do të vendoset në korrik dhe nuk do të pritet për shtatorin.
Në korrik pritet të mbahet Asambleja e PS, ku edhe do të merren vendimet.
“Muajt maj dhe qershor do të jenë për ‘Llogaridhënien’ dhe në korrik pritet që të mblidhet Asambleja ku do të ketë një analizë të mirëfilltë për performcën. Do analizohet bashkëqeverisja me qytetarët dhe puna për çdo ministër dhe çdo drejtori, në fund do të ketë edhe një vendimmarrje nga kryeministri”, u shpreh deputeti socialist, i ftuar dje në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv.