Aktualitet

Ndryshimi drastik i këngëtares britanike Adele (Foto)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 07/01/20 |
mapo.al

Këngëtarja e mirënjohur britanike, Adele ka pësuar ndryshim drastik. “Nuk kam kohë t’i përkushtohem një çështjeje të padobishme, siç është kujdesi për trupin tim. Unë nuk bëj muzikë për sytë, por për veshët”-kështu është shprehur përpara disa viteve Adele. Megjithatë, këngëtarja është fotografuar këtë fundjavë me disa miq në Karaibe dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë pikërisht eleganca e saj.


Ajo është dobësuar tmerrësisht shumë, sa vështirë të njihet. Risjellim në vëmendje se ky ndryshim drastik i Adele vjen pas divorcit nga bashkëshorti dhe i ati i të birit, Simon Konecki. Në një intervistë për median prestigjioze britanike “Daily Mail”, Adele deklaroi para pak kohësh se pas dobësimit të saj qëndron dieta “sirtfood” dhe frekuentimi i palestrës.


Kjo dietë, e rekomanduar nga trajneri i saj personal Pete Geracimo, përfshin ushqime që përmbajnë polifenolë dhe aktivizojnë proteina specifike që rregullojnë metabolizmin. Në këtë dietë përfshihen konkretisht ushqime si; lakër jeshile, luleshtrydhe, vaji i ullirit, çokollatë e zezë, si dhe pije si çaj jeshil, kafe dhe verë e kuqe.


<
>
5e12440ddeb2b1 5e1244239643e3 5e124416a4fe62




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas