Tommaso Di Giovanni, zëvendës President i Komunikimit Ndërkombëtar në Philip Morris International, informon duhanpirësit shqiptarë mbi transformimin që po pëson industria drejt të ardhmes pa tym, nisur nga hapat dhe zhvillimet më të fundit që ka ndërmarrë PMI në këtë drejtim.
Prejardhja italiane dhe shërbimi vullnetar që ka kryer vite më parë në vendin tonë e bën më të afërt me shqiptarët. “Jam rritur në Pescara dhe le të themi që ndihem shumë i afërt me Shqipërinë për një sërë arsyesh duke përfshirë këtu dhe faktin që në të vërtetë është vetëm deti mes nesh”.
Di Giovanni shprehet se dihet tashmë që duhanpirja është e dëmshme, por ajo që ka munguar prej kohësh është përfshirja e shkencës dhe teknologjisë për të prodhuar një alternativë më të mirë se cigaret për shëndetin e duhanpirësve.
“Rreth 15 vite më parë kuptuam që shkenca dhe teknologjia ishin në një nivel ku ishte e mundur të investohej, të kishe produkte më pak të dëmshme për konsumatorët. Në 15 vitet e fundit kemi investuar fuqishëm për t’ia dalë t’u ofrojmë konsumatorëve tanë produkte më të mira e më pak të dëmshme. Deri më sot kemi investuar 8 miliardë dollarë mbi këto produkte, kemi mbi 430 shkencëtarë që punojnë çdo ditë për të arritur këtë, dhe në 2017 ishim aq të përparuar sa CEO ynë vendosi që të bëhet zëvendësimi i cigareve sa më shpejt të jetë e mundur me produkte më pak të dëmshme të bazuara në shkencë”
Sipas tij kjo është e duhura që duhet bërë për konsumatorët dhe për investitorët. “ Sepse të lihet duhani është gjëja më e mirë për t’u bërë, por e dimë që pjesa më e madhe e duhanpirësve nuk heqin dorë. Në këtë mënyrë t’u japësh këtyre duhanpirësve një produkt më të mirë, më pak të dëmshëm është gjeja e duhur për t’u bërë edhe në aspektin e kompanisë. Të gjithë e dimë që bën dëm dhe duhanpirësit shqetësohen për shëndetin e tyre.
Mendojmë që kjo vlen dhe 850 mijë shqiptarët që pinë duhan. Jam i sigurt që pjesa më e madhe e tyre ka interes, pasi nëse nuk heq dot dorë, që është dhe zgjedhja më e mirë, duhet të kenë produkte më pak të dëmshme. Nëse e mendoni është si për makinat elektrike, një makinë që ndot më pak krahasuar me ato që krijojnë më shumë ndotje. Është pak a shumë i njëjti fenomen”.
Pas prezantimit në 64 tregje deri më tani, konsumatorët duket se e kanë vlerësuar dhe përqafuar ndryshimin. “Sot produkti ynë që ngroh duhanin IQOS, është përqafuar nga rreth 18 milion duhanpirës në 64 shtete. Dhe për të dhënë një shifër tjetër 73% e tyre, rreth 13 milionë konsumatorë kanë hequr dorë nga cigaret dhe kanë kaluar te IQOS që është një produkt më pak i dëmshëm.
Tek cigarja pjesa më e madhe e elementëve të dëmshëm gjenden tek tymi që gjenerohet prej djegies. Kur djegim diçka krijohet një proces kimik tjetër, kur eliminohet djegia reduktohen nivelet e përbërësve toksik ose të dëmshëm deri në 95%, ajo që shohim me IQOS.
Kështu që produkte si këto që nuk djegin duhanin, apo si cigaret elektronike, janë shumë më të mira se cigaret, jo tërësisht pa risk, por më pak të dëmshme”.
Philip Morris e ka nisur këtë proces duke qenë të parët, por ndërkohë ka shumë ente shtetërore, e vende që sot po shkojnë në këtë drejtim. Pasi ata kanë kuptuar që produktet që nuk djegin janë të ndryshëm dhe më të mirë se cigaret, e për këtë arsye duhen inkurajuar në krahasim me cigaret.
Për shembull në SHBA prej 2012 kanë një legjislacion që favorizon këto produkte dhe drejtohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Mbretëria e Bashkuar, ka bërë gjithashtu shumë për të inkurajuar cigaret elektronike. Italia, Greqia, Portugalia, Bullgaria kanë legjislacione të ndryshme për këto produkte pasi ua dinë vlerën.
Siç thotë Di Giovanni “Ndryshimi po ndodh dhe nuk është diçka vetëm e jona. Por më e madhe se kompania jonë dhe mendoj sinqerisht se nëse të gjithë e marrin seriozisht mundësinë e dhuruar nga produktet pa djegie dhe nga shkenca, në rreth 10 -15 vite disa vende mund të mos kenë më cigare, por vetëm produkte më pak të dëmshme në duart e konsumatorëve”.