Sot në orën 11:00 është zhvilluar një takim në Presidencë midis kryedemokratit Basha dhe kreut të shtetit Ilir Meta, me ftesë të këtij të fundit.
Kreu i opozitës u ftua në takim nga vetë Ilir Meta, një ditë pasi komisioni i ligjeve miratoi në unanimitet, nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetutese.
Në takim me Kreun e Shtetit, kryedemokrati Basha shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Një ditë më parë, Partia Socialiste bashkë me votat e opozitës parlamentare kanë eliminuar ekzistencën e koalicioneve parazgjedhore. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, u miratua ndryshimi kushtetutes, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.