Aktualitet

I dënuar në Gjermani, sot u betua si deputet në Kuvend






               Publikuar në : 10:30 - 23/05/19 |
mapo.al

Sot në Kuvendin e Shqipërisë janë betuar dy deputetë të rinj. Ata janë Artemis Dralo (Malo) dhe Ervis Meço, duke e çuar kështu në 122 numrin i deputetëve në Kuvend, ndërsa mbeten edhe 18 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 17 nga PD-ja. Zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo, mori mandatin e Flamur Golemit, i cili do të kandidojë në bashkinë e Gjiroksatrës në zgjedhjet e 30 qershorit.


Ndërkohë që Ervis Meço është deputeti i radhës që futet në Kuvend nga listat e PD-së nga qarku i Vlorës. Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin. Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate me Partinë Demokratike.



Në Gjermani si azil, i dënuar me burg
Ai ka qëndruar si azilant politik në Gjemani për katër muaj por nuk e ka përfituar statusin. Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017. Gjithashtu, Meço shkruan në formularin e vetëdeklarimit se është dënuar në Gjermani me 30 ditë burg. Ervis Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim, diçka të cilën ai sqaron se e ka shlyer me gjobë.

Përveç kësaj, deputeti i sapo betuar shkruan në formular se për katër muaj ka qëndruar në Gjermani si azilant politik, por nuk e ka përfituar statusin diçka e cila sipas tij ka ndodhur menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Kujtojmë se diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me deputetin Selami Jenisheri i cili mori mandatin disa ditë më parë pasi rezulton se në vitin 2001, ka qenë i dënuar me 8 muaj burg për akuzën e “Mashtrimit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur më datë 27.11.201 deklarimin fajtor të deputetit aktual në Kuvendin e Shqipërisë, Selami Jenisheri e për rrjedhojë është dënuar me 8 muaj heqje lirie për akuzën e mashtrim, vendim i cili është lënë në fuqi në gjykatat e të gjitha shkallëve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas