Kronika

Në 2018-ën u rritën grabitjet e vrasjet mafioze: Policia nuk numëron viktimat, por…






               Publikuar në : 19:17 - 11/02/19 |
mapo.al

Shqipëria nuk njeh qetësi. Viti 2018 ishte një ndër më të vështirët sa i përket rendit dhe sigurisë në vend. Vjedhjet me thyerje dhe vrasjet me dashje ishin dy veprat penale me numrin më të lartë të regjistruar gjatë vitit 2018.


Sipas ABC News, që u referohet të dhënave për vitin që lamë pas, përveç rritjes së grabitjeve të bizneseve, në vitin 2018 u rrit edhe numri i vrasjeve me dashje, sidomos ekzekutimet e tipit mafioz.

Prej më shumë se 5 vitesh, në statistikat e Policisë së Shtetit raportoheshin ulje të numrit të vrasjeve si edhe zbulim i autorëve të veprave të rënda penale, gjë që nuk rezultoi kështu për vitin e kaluar.

Në vitin 2018 u ekzekutuan, sipas shifrave zyrtare të policisë, 51 persona, 1 më shumë se në vitin 2017, ku më shumë se gjysma e autorëve nuk janë zbuluar ende.

Tipologjia e vrasjeve mafioze është shqetësimi kryesorë për struktuarat kriminalistike të uniformave blu, raporton ABC News.

Në disa ngjarje kriminale të 2018 janë ekzekutuar më shumë se një person gjatë atentateve, ndërsa në regjistrat e policisë procesverbali është shënuar jo në bazë të numrit të viktimave, por në bazë veprës penale.

Në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Elbasnit dhe Vlorës vrasjet e bujshme janë kryer në qendrat urbane duke shkaktuar frikë dhe panik te popullsia lokale.

Grabitjet e bizneseve kanë shënuar gjithashtu rritje për 2018. Në total u regjistruan 596 të tilla, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2017, shifra ka qenë me rreth 100 vjedhje më pak. Rënien më të madhe në përqindje të krimeve të evidentuara e mbartin “vjedhjet e kryera duke shpërdoruar detyrën” ku rezulton se gjatë 2018 ka pasur një rënie me 40 % krahasuar me 2017. Gjithashtu dhe krimet e pasionit dhe ato me natyrë seksuale, si dhe të drogës kanë njohur rënie krahasuar me vitin 2017.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. O maloket e mutit, o kurva qe i çoni video mastubimi vajzave 15 vjeçare o shpellaret e qelbur. O Henri Qili. Ku keni gjak Shqipetari ju mer, ju jeni genjeshtar te ndyre. Une punoj per INSTAT dhe ju keni manipuluar shifrat. Qe Lul palla te ndihmohet me 16 Shkurt, por nuk keni shansin me te vogel more qelbesira. Absolutisht, nuk keni asnje shans.

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas