Aktualitet

Në 2018 i vranë djalin, kush është biznesmeni që u ekzekutua në Velipojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:31 - 27/06/21 |
mapo.al

Katër të vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci i ngjarjes tronditëse të ndodhur gjatë orëve të mesnatës në plazhin e Velipojës, ku u regjistrua një përplasje me armë mes Dy pronarëve të bizneseve Ferracaku dhe Gocaj.






Shkak për sherrin u bë vendosja e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.


Njëri prej të vrarëve është Kujtim Ferracaku, si dhe dy pjesëtarë të familjes Gocaj dhe punonjësi i shezlongëve. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, të cilit iu bë atentat në vitin 2018.







Mësohet se Kujtim Ferracaku është pronar i hotel “Fantazia”.





Kujtim Ferracaku, biznesmeni që u ekzekutua

Kujtojmë se djali i tij Arjan Ferracaku do të ekzekutohej më 1 shtator 2018, teksa po kalëronte i shoqëruar nga miqtë e tij. Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë. Sipas hetuesve, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metra.

Arjan Ferracaku dhe personat e tjerë ishin mbi kuaj, duke bërë hipizëm dhe parapërgatitje për kampionatin me kuaj, që ishte parashikuar me 15 shtator në plazhin e Velipojës.

Njoftimi i plotë
Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje. 

LEXO EDHE: 

Masakër në Velipojë, 4 të vrarë dhe 2 të plagosur pas sherrit për shezlonët

1


Etiketa: , ,

Pas