Guardia di Financa dhe Policia Shqiptare kanë prezantuar raportin për kanabisin në Shqipëri gjatë 2018-së. Sipas shifrave zyrtare rezultojnë se gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 36 mijë bimë kanabis, ku të përfshirë kanë qënë edhe 21 oficer policie, të cilët ose janë përjashtuar ose janë arrestuar. Por pavarsisht shifrave të prezantuara nga Drejtori Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, rezulton se dhjetra gomone me kanabis janë kanë arritur të trafikojnë drogën në Itali, ku një pjesë janë kapur nga Guardia di Financa në brigjet italiane. Kjo tregon se jo të gjitha parcelat me kanabis janë identifikuar gjatë 2018-së.
“Rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 janë ndër më të mirat që nga fillimet e viteve 90.
- Evidentuam 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike.
- Janë implikuar 220 shtetas.
- Janë arrestuar e ndaluar 106 shtetas.
- Janë konstatuar janë asgjësuar 35.985 bimë narkotike.
Gjatë vitit 2018 u përjashtuan nga policia 14 punonjës policie si dhe u arrestuan apo ndaluan 9 të tjerë.
Në vitin 2018, e filluam bashkëpunimin shumë herët, për këtë skuadra e Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit prej datës 5 Prill 2018.
U kryhen 40% më shumë fluturime se vitin e kaluar. Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017.
Në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017”, – u shpreh Ardi Veliu në konferencën “Për një Shqipëri pa Kanabis”.