Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Në 2020-n, familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

by mapo.al
05/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
0

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.

Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin fatale. Totali i vdekjeve në vend u rrit me rreth 26%, ose rreth 5,700 jetë të humbura më shumë në raport me mesataren 2016-2019, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.



Përballimi i pandemisë ka pasur kosto të larta për ekonominë familjare.

Ndërsa deri tani ka pasur tregues indirektë, si importet e barnave, apo rritja e të ardhurave të operatorëve në tregun farmaceutik dhe të laboratorëve, për herë të parë INSTAT, në Anketën e Buxhetit të Familjeve ka dhënë informacion mbi rritjen e shpenzimeve për shëndetin.

Sipas INSTAT, shpenzimet mujore të një familjeje në 2020-n për shëndetin ishin 4,487 lekë, nga 3,506 vitin e mëparshëm, me një rritje prej 28%.

Për një muaj, shpenzime mesatare për 769 mijë familje ishin 3.4 miliardë lekë (28 milionë euro), ndërsa për një vit shuma totale e shpenzuar është 41.4 miliardë lekë, ose 334 milionë euro, nga 261 milionë euro. Në raport me vitin e mëparshëm, janë rreth 72 milionë euro shpenzime më shumë për shëndetin në 2020-n.

Pesha që shpenzimet për shëndetësinë zënë në totalin e buxhetit të familjeve arriti 5.4% në 2020-n, në nivelin më të lartë të paktën që prej vitit 2007, kur INSTAT raporton të dhënat. edhe në vlerë absolute, shpenzimet mujore të një familjeje për shëndetin ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë.

Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, shtrimit në spitale private, apo në sigurimin e oksigjenit.

Sipas të dhënave të tjera të publikuara më herët nga “Monitor”, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), u rritën me 15%, ose gati 50 milionë euro më shumë.

Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë dhe është sa 70% e shtesës së raportuar nga INSTAT.

Të tjera shpenzimet vështirë të matshme direkt, por që raportohen indirekt nga INSTAT nga anketa e buxhetit të familjeve lidhen me pagesat për shërbimet në shtëpi nga infermierët, barnat e paregjistruara, apo dhe koston e kurimit jashtë vendit.

Një raport tjetër i “Together for Life” gjeti se rimbursimet e shpenzimeve anti-Covid për të gjitha grupet e popullatës ishin minimale, duke i lënë qytetarët, sidomos të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, të përballen vetë me kostot financiare të pandemisë. Në total, për periudhën nëntor 2020-maj 2021, nga fondi total i dedikuar për rimbursimin e të prekurve me Covid-19 prej rreth 1,2 miliardë lekësh (9.7 milionë Euro) u shpenzuan 28.8 milionë lekë, ose 234 mijë Euro. Përfituan gjithsej 7183 pacientë nga viti 2020 deri në maj 2021, ose mesatarisht 4019 lekë (33 Euro) për pacient./Monitor

Tags: 2020pandemiashendetishpenzime

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Ilaçi i ri mendohet se do të jetë arritje e madhe kundër COVID-it

Ilaçi i ri mendohet se do të jetë arritje e madhe kundër COVID-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In