Aktualitet

Në 4 muaj mbi 80 efektivë nën akuzë për shpërdorim detyre














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 26/05/21 |
mapo.al

Në 4 muaj e parë të këtij viti, mbi 80 efektivë policie në të gjithë vendin janë arrestuar dhe proceduar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës






Numrin më të lartë të tyre e mban kryeqyteti, duke u pasuar nga Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Durrësi. Aktualisht, ata vijojnë të jenë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.


Kryesisht, efektivët akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës, apo nuk kanë ushtruar kontroll të imtësishëm për sekuestrimin e parcelave me kanabis.







Ndërsa një tjetër kategori efektivësh po hetohen për ndihmën që u kanë dhënë autorëve për prerjen e paligjshme të pyjeve.



Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u arrestuan dhe proceduan 102 efektivë në të gjithë vendin vetëm për shpërdorim detyre.



Ndërsa gjatë 2020-ës numri i policëve të proceduar ishte 381.

Rasti më i fundit ishte pezullimi nga detyra i agjentit të antidrogës në Durrës, Edvin Sinanit.

Ai po hetohet si pjesë e një grupi që merret me shpërndarjen e drogës në doza të vogla në këtë qytet.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas