Bota

Në ajër për 19 orë… nga Singapori në fluturimin më të gjatë në botë për në…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:13 - 09/10/18 |
mapo.al

Duke nisur nga pasnesër, ‘Singapore Airlines’ do të bëjë një fluturim që do të jetë më i gjati në botë pa ndërprerje.


Bëhet fjalë për Singapor-New York, që do të zgjasë 19 orë. Udhëtimi 15.290 kilometra do të bëhet me një Airbus të ri A350-900, ku janë blerë 22 ekzemplarë dhe 45 të tjerë janë porositur.


Për të kompensuar peshën e 24 mijë litrave karburant, avioni do të mbajë më pak vende se një jet normal, 67 vende në business class dhe 94 në premium economy’.


Duke pasur parasysh gjatësinë e udhëtimit, kompania ka menduar për rehatinë e pasagjerëve, duke vënë në dispozicion materiale inovative dhe dritare më të mëdha, që japin mundësinë e një pamjeje më paronamike.


Mbas 18 tetorit fluturimet do të bëhen të përditshme.


Etiketa: , , ,

Pas