Aktualitet

Në Angli diskutohet rikthimi i tifozëve, ndryshe klubet rrezikojnë falimentimin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:36 - 23/05/20 |
mapo.al

Pak ditë më parë kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, doli me një deklaratë publike duke u shprehur se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për tifozët, duke lënë të kuptohet se ata mund t’i kthehen stadiumeve, në një kohë kur në të gjithë Europën federatat po shkojnë drejt tentativës finale për rifillimet e kampionateve, të ndërprera për shkak të koronavirusit.


Në Angli kjo çështje po diskutohet konkretisht, me drejtues të EFL-së, oficerët e sigurisë dhe zyrtarë të COVID-19. Ky nxitim vjen pas lajmit se disa klube të futbollit në Angli, konkretisht të Legue one dhe League Two, po shkojnë drejt falimentimit.


Sipas “The Sun” ideja është që në tetor me çdo kusht në stadiume të kthehen 25% e tifozëve, ose 1/4 e kapacitetit.


Në këtë mënyrë klubet do të jetë në gjendje t’i përmbahen udhëzimeve për distancim fizik për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve si dhe për t’i dhënë frymëmarrje atyre në aspektin ekonomik për të shmangur falimentimin.


Sipas këtij burimi klubet e Premier League mund ta aplikojnë këtë skemë, por do ta kenë shumë më të vështirë për t’ju mbajtur rregullit, pasi kërkesat e disa klubeve janë më të larta. Po ashtu edhe në Skoci po mendohet për të njëjtën formulë. Me pak fjalë nga rifillimi i futbollit tani po flitet për rikthimin e tifozëve. Me pak fjalë ky është një lajm i mirë.




Pas