Aktualitet

Në Berat vijojnë çuditë, 2166 vota më shumë, pa u mbyllur numërimi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 01/07/19 |
mapo.al

Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende, në Berat  rezultojnë 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ në faqen e saj zyrtare deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja në Berat ishte 14000.



Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 16166 vota. Ndërkohë që deri në orën 12:31, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 7 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 2166 vota numrin e votuesve. Në total janë 125 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 118. Kandidati i PS Ervin Demo sipas KQZ, aktualisht ka 14,451 vota, Pavlo Shkarpa 844 vota dhe Plarent Aleksi 871 vota.




Etiketa: , , , ,

Pas