Përse rektori i dhunës verbale u hodh tek dhuna e aplikuar? Instikt apo refleks?
Mbas shfaqjes së klipeve krahasuese disaorëshe, midis bukuroshëve të rilindjes përballë “shëmtisë” opozitare, nuk vonoi dhe vajti bashkë me të bukurit rilindas Balla…etj, tek Dita e paqes elbasanase.
Këtij nuk i plas…,nëse dikush i thotë; “ej, mbaje i çikë llapen. Nuk është ky fjalori i politikës. Fjalori politik është bashkues. Nuk ka polinom pa monom, polis-qytet-shtet pa qytetarë dhe poli-tikë pa frymë bashkimi bashkëjetesa. Nuk je ti ndreqësi i bukurive, as riparues i tyre. Nuk bëhen dot të gjithë të bukur si Balla yt, as si Mozi dhe makare…as si lulja-lokja-bozo…”
Ça bëri në festë trimi i oratorisë? Asgjë festoi. Festoi me ca shpulla opozitës. I njëjti manifestim si në Parlament, kur me duart e Prengut dhe Pierit e shpulloi opozitën në korridor. Po ashtu në protesta të ligjshme…
Pse e shpulloi atëhere? Eshtë e dokumentuar: Opozita i përmendi drogën, plantacionet, aeroportet dhe portet.
Edhe pse tani është e vertetë droga, porte e aeroporte dhe i përmend vetë, atëhere nuk ishte e vertetë, sepse kryeministri nuk donte të ishte e vertetë. Ajo që do apo nuk do Ai, është ligj. Kush e harron këtë ligj, shpullohet. Po ka dhe më keq…
“Rama ik”, kur e shpiku vetë për Nanon, ishte politikisht e bukur.
Dhe Nanua, iku. Iku pa ia skuqur turinjtë me shpulla këtij që bërtiste. Ikën edhe socialistët që provuan të ri-lindeshin, po s’ia dolën. Po ama heshtën.
“Pse këta të rrahurit thanë Rama Ik,- pyet gazetari i ri-lindur.-Mund të mos e thonin. Ishte festë. Nuk duhej.
“Dale mo,- i thotë tjetri gazetar, ti po barazon të rrafmen me një slogan.
“Po shumë mirë. Pak i kanë rrahur”.
“Këta “boksierët” paskeshin qënë jo gardistë as policë,-shton gazetari tjetër.-Qenkan mafiozë këta or ti. Pse këta nuk ia mbathin nga Kryeministri, policia Shtetit apo garda e Republikës, po i bëjnë skortë kujt, “armikut” numër një të tyre.
“Barbari shenonte Marsel Prust, nuk është vetëm ai që s’e ka njohur kurrë qytetërimin, po dhe ai që sidoqoftë e ka njohur e ka harruar ose tradhtuar vlerat e tij”.
Masat dhe edukimi.
“Socializmin e ndërtojnë masat…,partia i bën ato të ndërgjegjshme” – Thoshte Ruçi, Spirua, Kristaqi end co…
Janë të tmerrshme masat…
Unë e dhe breznia ime e kemi parë e jetuar se sa keq e ndertuan masat socializmin.
Sesi në vitet 90′ shqipot e qiejve të enver-kristaqizmit ranë si “zgalemë” të rrjepur mbi tragete, sesi frekuentonin me babëzi koshat e plehrave borgjeze dhe rreckat e e tyre të hedhura.
Masat janë populli i stisur nga diktatorët, autokratët dhe gjakatarët.
Pse u bëmë masë? Sepse Kristaqi jo vetëm të rrihte po të varte në litar, po nuk e bëre socializmin siç të ndërgjegjësonte ai.
Mirëpo sloganin “Rilindja punon, kurse populli qeveris”, nuk e ka shpikur Kristaqi para 90-ës. E ka shpikur Edi i Kristaqit, Mo-zi i snajperëve të Shkodres dhe shoqatave enveriste, dhe miss-i mbi tortën e bukurisë-bozja.
Si ka qeverisur populli këta tetë vite? Hë pa më thuaj? Provo t’ia bësh këtë pyetje një rilindasi.
-Çmë duhet mua. Hesapin kërkojani popullit. Populli ka qeverisur ne thjesht kemi punuar “, punë, punë, punë. Shkurt PPP.
Opozita po deshi me u krujt, të kruhet me popullin, jo me ne. Ndryshe shpullat e grushtat janë pak.
Shkrimtari i njohur Stefan Cvajg, na kujton se përpara Luftës së II Botërore, bota austriake pati mbërritur, formën dhe shkallën më të lartë të lirisë intelektuale dhe qytetare.
Austria ishte vendi i ditunarëve, në kohën që flitet; Frojd, Ëittgenstein, Hofmannsthal, Roth, Schönberg, Mahler, Ëebern, Klimt, Schiele, bashkëkohës pa përmendur majat e mendimit botëror pararendës.
Ndersa shoqëria pëson në sy të tyre një përmbysje trandëse në barabarinë antinjerezore të nacional-socializmit.
Polifonistët ekzemplarë që na votojnë gjithmonë diktatorë
Barbaria e fshin njeriun si të tillë e alienon, tjetërson duke e kthyer atë në masë.
Ideologjia e masës ka një ingranazh të thjeshtë por shumë efikas. Ideologjia e masave ka të bëje me identitetin mungesor. I jep atij që nuk e ka një staturë personale, përkatësinë e grupi konsistent.
Në shkembim kjo ideologji subjekteve u kërkon fshirjen e diferencave. Ketu masa dhe identiteti bëhen sinonime. Masa bëhet njësh pas një-shit që ulërin. Nami po u shkëput masa nga Ay. Masa bëhet vetmi…pa lider, pas të cilit reagon ulërin e lëviz si një trup mono ku tenton të iden-tifikohet, për të shfaqur ngjashmërinë apo solidarin me Të.
Nderkohë që identifikimi dhe identiteti është krejt tjetër; është mundësia e gjithkujt për tu identifikuar pjesërish tek tjetri, horizontalisht. Duke ndertuar keshtu një “puzzle” të pjesës së pa alienuar dhe origjinale të secilës pjese.
Me termat muzikorë jo perfeksionisht në të njejtin ton por e pasur me variacione, olofonike, shumëdimensionar e plot disonanca.
Identifikimi si i tillë është një polifoni shumëhapsinore me partitura alteruese me kuota stonaturash, si muzikë e shëndetshme demokratike.
E brishtë në dukje por shkundulluese që vë në lëvizje e dinamikë mobilitetin dhe energjinë e shoqërisë me gjithë elementët e saj orkestral.
Është paradoksale që kjo monofoni monokrature, monocrom përbindëshash lind, i votohet Shqipërisë pikërisht nga epiqendra e polifonisë shqiptare njëkohësisht pasuri e UNESKO-s…
Prej 80 vitesh, për të mos i ngrénë hakun dhe Nolit, duhet të themi prej 98 vitesh, këta polifonë ekzemplarë dhe konservatorë si ata, votojnë, përkrahin dhe i ofrojnë Shqipërisë elementë njerëzor të alienuar, dramatikisht mono-fon e monoton që e rropat Shqipërinë në terrin e krimit të tradhëtisë morale, kulturore dhe të tradhëtisë kombëtare.
Kur veshi muzikor-jeta demokratike, duhet të jetë olofonik e polifonik, siç është monumenti i labërisë sonë konservatore që ia ka ruajtur botes kulturore këtë thesar.
Me arrogancën e fundit që desh ti impononte “komisari…” kësaj radhe, ka shumë mundësi që Vlora ta ngrijë në bronx. Jo vetëm pse është “i teti”.
Ku i gjejnë këta pulsionantë disponibël?
Mjafton të kërkosh leksemën irracionale nëpër rrjete sociale;
“Mut muti, ky, po nuk ka tjetër… Ai tjetri nuk kënaq…”
Sigurisht askush nuk e ka fjalën se është i kenaqur me m…, as dopio m…
Fjala është tek monokromatizimi shoqëror dmth të projektohet tek fjala e një-shit, duke e sharë (jo kritikuar) pak si kundërshtarët, po gjithmonë me theks frazor tek leksema e vetë Njëshit, se s’ka m… si mua, dhe askush s’ju ngop si unë.
Skema është analizuar nga T.Adorno: “… mjafton të analizosh vetëm me një syresh dhe ke kuptuar se ata flasin me të njejtat nota muzikalisht do-mi, ripetitivisht”.
Dhe këta e fusin kokën kudo praktikisht, jo për të mesuar nga liria, po për ta penguar atë.
Ndersa Le Bon thoshte masat duan të iluzionohen sepse janë vulnerabel ndonëse zhgenjehen rëndë e trashë, zor e drejtojnë veshtrimin nga narrativa tjetër.
Çfarë duan të kënaqin urrejtsat? Asgjë pasionin e tyre irracional që furnizohet nga Një-shi. Për të mos pasur kurrë shtet, po për t’iu nënrenditur të Parit që i reciton të gjitha dijet.
Shikoni brezni e re; unë as 99% e breznisë sime, nuk e kemi njohur Platonin, sepse për Platon po dhe Marks, kishim vetëm Edverin, kurse juve ju rekomandoj të shfletoni 34 dialogjet e dijetarit. Ku së paku në 14 prej tyre drejtohen kunder, rektoreve sofiste, demagogeve, qe indoktrinojne njerezit, me silogjizma false, me gafa logjike qe nuk rrijne as ne qiell as ne toke, por qe synojne ti bindin njerezit mbi bazen e improvizimeve, emocioneve apo simpative, për t’i tërhequr ata në mbrapshtinë e tyre.
Këta duhen dëbuar nga polisi, thotë Platoni, dmth nga jeta qytetare, nga politika me gjuhën e tij.
Të paktën mos e votoni. Kaq është mundësia e sotme mbas 2400 vjetësh.
Ose bronxojeni.