Kryesore

Në ç’roman pikaresk je zhytur vallë?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:53 - 26/11/20 |
Mapo.al

Zor të besohet se ai ka një harresë poetike, dhe i fanitet se jeton në kohën e romaneve pikareske, ku heroi çan përpara me shpatë e me fjalë, dhe gjithë vemendja e botës, është tek përjetimet e tij personale.



E qëllimshme është kjo huti.


Ai si gjithnjë, kërkon të thotë, mos shihni problemin, krizën, dështimin, por më shihni mua.




Një vit pas tërmetit tronditës, kryeministri i vendit e nisi ditën me një dokumentar, ku në pah nxjerr ndjesitë e veta, ankthet, frikërat, tërë pejzat e psikologjisë e vibrimeve në kokën e tij, që kanë ndodhur me 26 nëntor të vitit 2019.



Në kohën që jetojmë, secili shef i qeverisjes, në çdo cep të botës, pos atyre anëve ku s’ka mbërritur ende asnjë rreze demokracie, do të bënte një bilanc.


Çdo shef i shumicës në pushtet, do të tregonte se; sa para janë hedhur deri tani, sa punë është bërë, sa dëme janë riparuar, sa shtëpi janë ngritur. Pse nuk janë realizuar të gjitha. Dhe sidomos, përse ai nuk e mbajti dot premtimin.

Premtimi i tij i përsëritur, ishte se këtë dimër mijëra të pastrehët, do të ishin në banesa më të mira se ato përpara tërmetit.

Lexo edhe :  10 vjet nga 21 Janari, Edi Rama i shpall viktimat Dëshmorë të Atdheut

Më tej, u shty afati. Ministri i posaçëm, thotë tani se pranverën e 2022 do të mbarojë.

Ndërsa Rama kërkon kohë, kërkon edhe një mandat.

Pra ai kërkon pushtet. Edhe në këtë ditë që është kujtesë e ftohtë e esëllt e një dështimi spektakolar, ai  kërkon karrige, post, kërkon të vijojë të jetë në krye.

Vetëm mbretërit e para revolucionit francez, e dinin se çbënin, dhe popullit s’kish pse t’i jepnin llogari për punën.

Ky shtegtim në kohë i Ramës disa shekuj pas, është i pasur me paradoske. Sepse teksa kërkon të hipnotizojë me fjalë, me ndjesi, perjetime, ai nuk harron të hedhë mbi këtë shfaqje efektet më moderne të teknologjisë, me një regji me drita e me hije, për ta pasur zili edhe kinemaja italiane.

E gjitha kjo, është më shumë se shëtitja e përditshme e Narcizit në syprinat e liqenit.

Eshtë tallje.

Politikanëve si ky, nuk u mungojnë kurrë leksionet, një i tillë pritet të jepet me 25 prill. Problemi i madh është me pasojat që lë një qeverisje e tillë. Ato nuk janë trille. Janë akte, veprime, për të cilat në ditët që jetojmë, të kontratës, ligjeve e Kushtetutës, mbahet përgjegjësi.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas