Aktualitet

‘Në demokraci vendos shumica’, Balla: Policia e Shtetit ka vepruar sipas çdo protokolli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 20/05/20 |
mapo.al

Kreu i grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh se e drejta e opozitës respektohet tërësisht.






Balla tha se për Shqipërinë që në vitin 2020 fillojnë bisedimet për anëtarësimin në BE duhet që këtë vit brenda qershorit të jenë miratuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Gjatë fjalës së tij Balla bëri me dije se zgjedhjet e vitit 2021 janë shumë të rëndësishme.


“Çdo vendim duhet diskutuar brenda institucioneve. Më në fund ne jemi në fillim të punës për t’i dhuruar Tiranës dhe Shqipërisë një teatër që e meriton. Ish-godina e teatrit nuk i bënte aspak nder vendit. Nëse ne do të kishim dëgjuar Sali Berishën parku rinia do të ishte sot me kioska”, tha Balla.





Përse u nxituat për ta prishur teatrin?



Nëse do të kishte pasur kërkesë për referendum do të diskutohej. Luli dhe Monika vetëm te teatri nuk e kanë hallin. Demokracia është një nga gjetjet më të mira që ka gjetur njerëzimi. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të dëgjojë. Ne festojmë 100 vjetorin e Tiranës.Tirana ço ditë po ndryshon dhe po stoliset me ndërtime që i bëjnë nder.


I pyetur për dhunën e ushtruar gjatë protestës së Teatrit Kombëtar Balla u shpreh:Sa kohë që PS të jetë në qeverisje, nuk ka për të pasur kurrë krahasim, messjelljes mes Policisë së Shtetit sot dhe sjelljes kur ishte Sali Berisha. Policia e Shtetit ka vepruar sipas çdo protokolli dhe nëse do të bëni krahasime merrni pamjet e protestave në Gjermani. Askush nuk mund të marrë peng zhvillimin e Shqipërisë”, theksoi ai.

Gjithashtu Balla tha se problemi për Teatrin qëndronte tek ndërtimi i tij me PPP, por tani që do ndërtohet me paratë e shtetit nuk ka më çështje dhe vendimi bëhet nul.

Përse nuk pritet Gjykatë Kushtetuese?

Terminimi i afateve bën nul ligjin. është minimale nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë çështjen sepse nuk ekziston më, s’ka konflikt juridik. Ligji në fjalë ishte hapi një procedurë për të ndërtuar Teatrin jo me para publike por me një skemë PPP.

Ajo dëhstoi sepse dështoi negocimi. Ka nisur një procedurë transparente e kërkuar nga të gjithë, dhe kjo i jep fund dilemave. U bënë protesta mos ndërtohej me PPP por nga shteti, u bë nga shteti, por si e doni?!

Sakaq Balla u shpreh se punët publike në vend janë të planifikuara dhe se ka ikur koha kur qytetarët qëlloheshin me plumba.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas