Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Në ditëlindjen e Elon Musk, Edi Rama ri-premton hedhjen në hapësirë të satelitëve

by us er1
28/06/2022
in Kryesore, Politika
0

Nga Laert Miraku

Njeriu më i pasur i botës, Elon Musk ka sot ditëlindjen dhe mbush 51 vjeç. Historia e jetës së tij është frymëzim për të gjithë. Musk i përqendroi të gjitha resurset dhe ambicien e  vet në teknologji e ndoshta për këtë arsye është njeriu më i pasur i planetit sipas revistës “Forbs”.



Në të gjithë globin, Elon Musk njihet thuajse nga të gjithë për dy kompani të rëndësishme, Tesla dhe Space X. Musk kërkon që ëndrrat e tij t’i ktheje në realitet. Space X është kompania e parë që ka dërguar turistë në hapësirë për të bërë një “xhiro” në orbitën e Tokës.

Ajo që pak njerëz dinë është se SpaceX po lëshon nga 60 setelitë për çdo fluturim. Starlink është kompania “bijë” e Space X. Kujtojmë se Starlink është një projekt që synon të ngrejë një mega konstelacion prej më shumë se 40000 satelitë në orbitë.

Nuk e dimë nëse kryeministri Edi Rama është frymëzuar nga suksesi absolut i Musk, që dhe vendi ynë të ketë së paku dy satelitë në orbitë. Në Nëntor të vitit kaluar, Rama premtoi se këtë vit do të hidhen në hapësirë dy satelitë “Albanian 1” dhe “Albanian 2”. Një vit më parë Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit. I pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor. Deri ditën e sotme asnjë satelit i Shqipërisë nuk është në hapësirë.

Të njëjtin premtim, kryeministri Edi Rama e përsëriti paraditen e kësaj të marte. Mes të tjerash kryeministri u shpreh se, ka pasur vonesa për të dërguar në orbitë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, por ideja do të realizohet brenda këtij viti.

Nuk e dimë nëse përsëritja e premtimit për të ngritur në hapësirë dy satelitët shqiptarë është bërë rastësisht në ditëlindjen e Elon Musk. Ai ishte ky një sinjal? Deri më sot askush nga qeveria nuk ka deklaruar se ku do të blihen këto satelitë sepse vendi ynë e ka të pamundur t’i prodhojë. A mund t’i blejë qeveria satelitët te kompania e Elon Musk? Ende nuk është folur publikisht për kostot e këtyre dy satelitëve.

Një javë më parë, në media u publikua lajmi se u shkarkua nga detyra Adrian Kamenica, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ne media u shkrua se vendimi ka ardhur si ”hakmarrje” prej dështimit të projektit që synonte lëshimin në hapësirë të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Për sa kohë kryeministri e ri-premtoi ngritjen e satelitëve duket se diçka do të realizohet. Ai tha se inspektimin e bujqësisë do ta bëjë nga qielli me dronë dhe satelitë dhe jo nga toka me inspektorët në terren. Por a është mungesa e satelitëve dhe dronëve problemi kryesor se përse bujqësia shqiptare është në këtë situatë kaq të pafavorshme.

Qeveritë shqiptare në 30 vitet e fundit thuajse për asnjë moment të vetëm nuk kanë menduar për zhvillimin e saj. Politikanët shqiptarëve iu kanë shitur vetëm ëndrra se ditën që partia e tyre të vinte në pushtet gjithçka do bëhej më mirë dhe se bujqësia do të lulëzonte.

Asnjëra prej qeverive nuk do që t’i japi zgjidhje situatës së rëndë në të cilën ndodhet bujqësia e vendit tonë. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar këtë. Tani fëmijët e fermerëve nuk dalin më në sheshe për të mbështetur një parti politike për të ardhur në pushtet e për të pritur ndryshimin.

Të rinjtë shqiptarë kanë zgjedhur revolucionin e heshtur. Ata largohen nga Shqipëria. Dy vite më parë Eurostat deklaroi se 700, 000 mijë shqiptarë kishin marrë leje qëndrimi në Bashkimin Europian që nga viti 2008 deri në vitin 2020.

Në ditët e sotme kjo shifër është mbi 1 milion, pa llogaritur ata që ndodhen jashtë kufijve pa dokumente. Shqiptarët kanë zgjedhur të mos besojnë më.

Edhe nëse kryeministri do të mbajë ri-premtimin për satelitët, të gjithë fermerët përveç qeverisë e dinë shumë mirë që nuk është mungesa e satelitëve “thembra e Akilit”. Gjetiu është halli, por politikanëve shqiptarë nuk u intereson.

Tags: Edi RamaElon MuskLaert Mirakusatelite

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Protesta/ Berisha: Ja me kë do të jem në shesh më 7 korrik

Protesta/ Berisha: Ja me kë do të jem në shesh më 7 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In