Moderatorja Arbana Osmani, është një ndër figurat më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Prej kohësh ajo është në lidhje më regjisorin Eduart Grishaj.
Arbana ditën e sotme feston ditëlindjen e 37-të, ndërsa në po të njëjtën ditë ka ditëlindjen edhe i dashuri i saj, Eduarti. Të njëjtit duket se kanë ruajtur këtë datë të rëndësishme të tyre për të njoftuar se do bëhen prindër për herë të parë së bashku.
“Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak, shokun tim më të mirë, njeriun që ka zemrën time, i cili së shpejti do bëhet baba. Të dua”, ka shkruar Osmani.
Ndërkohë, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta edhe pse dyshja e kanë ruajtur me shumë fanatizëm këtë pjesë. Ky do jetë fëmija i parë për Eduardin, kurse i dyti për prezantuesen pasi ajo ka një djalë nga martesa e saj e mëparshme.