Aktualitet

Në ditën e tretë të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit me probleme shëndetësore







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 30/09/20 |
mapo.al

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së urisë. Disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore, si dhimbje koke apo tension.


Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të mosushqyerjes. Ai gjithashtu tha se shumë prej tyre janë me sëmundje kronike, teksa theksoi se askush nuk do të heqë dorë nga greva deri në një moment reagimi nga shteti.


“Sot është dita e tretë e grevës së urisë. Kanë filluar shenjat e para si dhimbje koke, pasi një pjesë e naftëtarëve janë me probleme anësore, dikush me diabet apo me zemër. Ambienti është i vogël. Ne do të vijojmë grevën derisa nuk ka asnjë reagim nga shteti. Ne në momentin që flasim duhet të ishim në punë. Në datën 7 i bie të marrim rrogën.



Ku është pronari? Në kohë pandemie, kryeministri Rama iu drejtua pronarëve duke thënë që të shisnin vilat, makinat e byzylykët për të paguar punëtorët. Ne kemi një pronar, atë e di shteti. Nuk kemi probleme se kush është pronari. Të jetë kush të dojë, mjafton të mbikëqyret nga shteti. Ne i drejtohemi shtetit që mos të dalim në rrugë”, tha Dautaj.


Kërkesat e naftëtarëve të Ballshit mbeten të njëjta; ata protestojnë për 20 paga të pamarra dhe pezullimin nga puna.


Grevistët po mbështeten edhe nga punëtorët e stacionit të pompimit të Poçemit, pasi edhe ata kanë paga të prapambetura.

Rreth një javë më parë, naftëtarët e Ballshit u mblodhën përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ndonëse arritën dakordësi me kompaninë “Allum Enterprises” për rifillimin e punës, naftëtarët morën vetëm një letër pa firmë e vulë, ndaj nisi qendresa në fillim të muajit shtator.

Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.


Etiketa: , ,

Pas