fbpx

Arkiva

Në Durrës dhe Fier… ja nuset që u martuan dhe votuan të dielën





               Publikuar në : 06:03 - 26/06/17 |
mapo.al

Dita e zgjedhjeve për Parlamentin e Shqipërisë ka përkuar edhe me ceremoninë e martesës së disa çifteve në vend, të cilët nuk e kanë anashkaluar të drejtën ligjore për të votuar.


Me interes të lartë është parë edhe rasti i dy nuseve në Qarkun e Fierit.



Rasti i parë është regjistruar në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, gjatë orëve të paradites dhe vetëm pak orë më vonë në qytetin e Lushnjës një çift është paraqitur në të njëjtën qendër votimi për të votuar.


Po ashtu, edhe pse është kulmi i vapës, një çift nga Durrësi ka shkuar në qendrën e votimit.

Gjatë ditës së djeshme nuset kanë marrë një vëmendje të veçantë, por gjesti i dhëndrit në fjalë ka marrë vëmendje edhe më të madhe.

Në foto shihet se dhëndri duke bërë shenjën e dy gishtave duke ndjekur kështu gjestin e Ramës dhe Bashës që pas votimit kanë përshëndetur me dy gishta.

Nusja në foto shihet shumë e qeshur dhe mund të thuhet se u ka tërhequr vëmendjen gjithë komisionerëve.

Si dhe mund të thuhet se u ka bërë kërdinë gjithë nuseve të tjera sepse thuhet se nusja ka marrë edhe vallen në qendrën e votimit.



Pas