Aktualitet

“Në Durrës ka kandiduar krimin”-Paloka: Rama nuk merr më shumë se 30-40 mandate














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:36 - 10/03/21 |
mapo.al

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se Partia Socialiste nuk do të marrë më shumë se 30-40 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.






Ai tha në RTV Ora se lista e Ramës në Durrës është e përbërë nga persona të inkriminuar, ndërsa shtoi se PS nuk do të ketë mundësi të marrë as 7 mandate në Durrës, pasi opozita do të jetë në fushë për ta “shkatërruar” Ramën.


Paloka u shpreh se Rama do ta marrë mandatin e deputetit sepse do ta votojnë me emër, por ai që do ta pësojë do të jetë Lefter Koka.







“Rama bëri gjithë atë propagandë që është një zonjë në moshë, që po detyrohet që të bëhet pis duke u futur në llumin e Ramës. Lista e Ramës në Durrës është simbolika e të gjithave. Në këtë qark ka rikthyer të njëjtat figura të inkriminuara që janë në dosje penale në vend dhe në ato ndërkombëtare. Nëse ka kaq shumë personazhe brenda një qarku, atëherë imagjinoni qarqet e tjera. Prandaj del dhe bën shfaqje të tilla prej palaçoje. Në PS nuk ekziston një bazë partie dhe pas këtyre zgjedhjeve do të shuhet si ekzistencë. Sa për daljen e Ramë si 8-ti në Durrës, është një fat i madh për Durrësin. Edhe Ramiz Alia kandidoi në mënyrë simbolike, por e dëmtoi një inxhinier i panjohur në Durrës. Këtë mundësi do ta kenë qytetarët e Durrësit.

Lexo edhe :  Pasaporta e vaksinimit, Rama: Superlajm, shënuam progres digjital


Me këto lista Rama nuk ka mundësi që të kapë më shumë se sa 30-40 mandate në gjithë vendin. Këto janë figura të diskredituara me të cilën ai tenton që të marrë vota. Në vitin 2017 në pothuajse nuk kishim fare mundësi për tu futur në lojë, ndërsa Rama bëri gjithë pisllëqet me bande. Por në Durrës nuk mori dot as 7 mandate. Kur nuk i mori në atë kur ne ishim jashtë loje, ai nuk do t’i marrë sot, as mandatin e 8-të, kur sot ne jemi në fushë për ta shkatërruar Ramën. As i 7-ti nuk do të ketë mundësi që të jetë deputet. Sigurisht që Rama do të ketë mundësi të jenë deputet sepse i ka urdhëruar që ta votojnë me emër, por do ta hajë Lefter Koka” tha Paloka.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas