Aktualitet

Në dy ditë kapen 24 afganë ilegalë në kufi me Greqinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 12/03/12 |
mapo.al

Njëzetë e katër klandestinë afganë që hynë ilegalisht në Shqipëri, u ndaluan të shtunën dhe dje, ndërsa një autobus i linjës Sarandë-Elbasan u bllokua. Burime të policisë së Gjirokastrës thanë se afganët të moshës 20-45 vjeç, u ndaluan në dy aksione të ndryshme, 12 në fshatin Sopik dhe 12 pranë ‘Ujit të Ftohtë’, rreth 5 km larg Tepelenës. Të njëjtat burime thanë se gjatë ndalimit të djeshëm u bllokua dhe një autobus i linjë Sarandë-Elbasan, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariatin e Gjirokastrës dhe më pas u la i lirë. Nga hetimet paraprake rezulton se afganët vinin nga Greqia dhe kishin destinacion final Italinë, saktësoi policia, duke shtuar se të gjithë afganët e ndaluar u rikthyen në mesditë në Greqi, sipas konventës ndërkombëtare të riatdhesimit. Sipas përfaqësuesve të policisë së Gjirokastrës, prej fillimit të këtij vitit janë dy grupe klandestinësh, afganë dhe tunizianë, të cilët janë ndaluar nga blutë e kufirit në Gjirokastër pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër me Greqinë. “Gjatë ditëve të fundit ne kemi konstatuar disa raste të klandestinëve nga vende si Tunizia, Libia apo Afganistani, të cilët udhëtojnë si klandestinë nga Greqia për në Shqipëri, duke e përdorur vendin tonë si tranzit në drejtim të shteteve të Europës”, thonë specialistët e policisë në Gjirokastër. Sipas tyre, pjesë e këtyre grupeve me klandestinë janë persona, të cilët udhëtojnë për kilometra të tëra si klandestinë në kërkim të një jete më të mirë ekonomike në vendet e ndryshme të Europës. Sipas specialistëve të policisë, klandestinët nga Tunizia, Libia apo Afganistani, pasi hyjnë ilegalisht në Greqi nëpërmjet rrugëve të ndryshme tentojnë që të kalojnë në Shqipëri për të udhëtuar më pas në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. “Bëhet fjalë për emigrantë ekonomikë, pjesa më e madhe e të cilëve kërkojnë një jetë më të mirë në Europë, por ka edhe nga ata persona që kërkojnë të bashkohen me familjet e tyre”, – thonë specialistët e policisë në Gjirokastër. Ata pasi janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës në zonën kufitare me Greqinë, iu janë nënshtruar procedurave të kthimit për në vendet e tyre të origjinës.






1















CLOSE
CLOSE
Pas