Aktualitet

Në dy spitalet COVID janë 33 pacientë të shtruar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 03/05/20 |
mapo.al

33 pacientë janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri. Pjesa më e madhe janë në gjendje të mirë, ndërsa 7 pacientë po mbahen në terapi intesive.


Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.


Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale”, – tha specialistja e ISHP-së Gentiana Qirjako.


Ndërkohë 67% e të prekurve me koronavirus në Shqipëri janë shëruar.


Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % (531) e tyre rezultojnë të shëruar”, – tha Qirjako.

 

LEXO EDHE:

6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, Tirana vetëm 1 të infektuar

COVID-19/ Shërohet Fieri, Kruja më shumë raste se Tirana


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas