Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ne, Europa dhe Amerika: Interesat e vërteta dhe ato të rreme

A jemi vërtetë të sigurt, se në vend të Shteteve të Bashkuara të kishte qenë Evropa mitike, me akoma më mitiken “ushtrinë evropiane”, do të kishim shkuar nëpër botë të gjithë krenarë për prejardhjen tonë të papërlyer?

by us er1
18/05/2022
in Gjeopolitikë, Kryesore, Opinion
0

Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA

“Interesat e Italisë dhe të BE nuk janë ata të Shteteve të Bashkuara”: prej javësh diskutimi italian mbi politikën përballë  agresionit rus kundrejt Ukrainës është zotëruar nga ky pohim ose nga ndonjëri prej varianteve të shumtë të mundshëm. Kuptimi i hapur është: “Shtetet e Bashkuara, zotër të NATO-s, në të vërtetë duan të shfrytëzojnë Ukrainën për të luftuar kundër Moskës e për të përzënë Putinin. Por ky nuk mund të jetë synimi i ynë”. Pa mbajtur parasysh se pasojat ekonomike janë shumë më pak të rënda se sa për ne (italianët, evropianët), që do të përfundojmë së shkatërruari. Pra, të ndihmohet Kievi për t’u mbrojtur, mirë, por aq sa është e domosdoshme dhe asgjë më shumë. Amerika të shkojë në rrugën e vet e ne në tonën”.



Një pohim i tillë fsheh, përtej së vërtetës që është afërmëndsh, gënjeshtrën e silogjizmit të rremë. Është e sigurt që interesat e Italisë nuk janë ata të Shteteve të Bashkuara: por a nuk mund të thuhej po ashtu e njëjta gjë edhe për ata të Trentinos dhe të Siqilisë? Apo t’atyre të Portugalisë e të Italisë? Po, natyrisht. Çështja e vërtetë qëndron se për çfarë interesash po flasim, për natyrën e interesave. Askush nuk ka “interes” të paguajë taksat, për shembull. I paguajmë se jemi të bindur se kjo gjë i shërben një qëllimi, një “interesi” që e quajmë më të rëndësishëm se sa dëmi që pësojmë duke i dhënë një pjesë të fitimit tonë taksave.

Ka interesa e interesa, dhe politika qëndron pikërisht në përcaktimin cilët janë më të rëndësishëm e cilët jo. Politika: është vështrimi i përgjithshëm i gjërave, aftësia për të vlerësuar dobitë e dëmet, për të arrirë shikimin më larg se hunda e vet dhe xhepat e vet; për të kujtuar të shkuarën dhe përfytyruar t’ardhmen. Janë cilësi që pikërisht u mungojnë hatashëm atyre që thonë se interesat tona kanë të bëjnë pak ose aspak me ata të Shteteve të Bashkuara. Nuk kanë të bëjnë fare me interesat e së vetmes fuqie botërore që njihet në vetë vlerat tona njerëzore, shoqërore e politike e, në disa drejtime, është zanafilla e tyre: me interesat e së vetmes fuqie botërore që i është kundërvënë e para për gjysmë shekulli, kërcënimit të komunizmit sovjetik që përndryshe do të na kishte futur lehtë në sferën e tij të ndikimit, e vetmja që sot kundërshton kthimin e botës në një zinxhir tregtar të nënshtruar dëshirave të Pekinit.

A vërtetë do të ishin të ndryshme interesat tona nga ata të një vendi ku kanë zanafillën pjesa m’e madhe e njohjeve, teknologjive, instrumentave, barnavet, modave, tregimeve, që na pushtojnë e na ndihmojnë të punojmë e të jetojmë më mirë? Të një vendi që strehon qendrat më të mëdha të kërkimit e të studimeve universitare, bibliotekat më të mëdha e u a hap të gjithëve me lehtësinë më të madhe? Leximin e shtypit të të cilit është i domosdoshëm nëse duam të dihet diçka që i shëmbëllen së vërtetës së çfarëdo veprimi që zhvillohet në çfarëdo vendi të Tokës?

A është një vend i përsosur? Aspak. Aq është e vërtetë sa që ka kryer gabime shumë të rënda, madje edhe tmerre të vërteta: jo e fundit, sepse në sajë të rolit të tij planetar – a ka menduar ndonjëri prej kritikëve të tij? – i është dashur të përballojë  shumë herë, si askush tjetër, me më të këqijat e asaj që gjenden në Botë. I është dashur e i duhet edhe tani të marrë përgjegjësinë të ndalojë kërcënime e rreziqe të çdo lloji, të cilët, në një mënyrë apo në një tjetër, na kanë vënë edhe ne në shënjestër. Sigurisht, në Abu Ghraib kanë ndodhur gjëra të turpshme: por a i ka me të vërtetë letrat në rregull për t’u ngritur në cilësinë e një gjykatësi të pagabueshëm vendi në të cilin ka qenë një burg si ai i Santa Maria Capua Vetere e në burgjet e të cilit ka gjetur vdekjen n’atë mënyrë Stefano Cucchi?

A jemi vërtetë të sigurt, se në vend të Shteteve të Bashkuara të kishte qenë Evropa mitike, me akoma më mitiken “ushtrinë evropiane”, do të kishim shkuar nëpër botë të gjithë krenarë për prejardhjen tonë të papërlyer? Nga sa dihet ushtarët e Republikës franceze nuk kanë lënë një kujtim të mirë të vetes në Afrikë ku Parisi për dhjetëvjeçarë ka mbështetur fytyrat më të ndyra presidenciale; ashtu sikurse në Ceuta dhe Melila policia e Madridit nuk përdor dorezat, e, nëse e mbaj mënd mirë, është ende një e panjohur ajo që ndodhi në Stammheim.

Është e drejtë pra që Italia dhe Evropa t’i kërkojnë Washingtonit që çmimi për sanksionet kundër Rusisë të jetë i shpërndarë njësoj në dy brigjet e Atlantikut. E t’a kërkojnë me forcë, pa lajka. Por të përsëritet  vazhdimisht se interesat tona nuk janë ata të Amerikës, sigurisht nuk synon tek kjo. Mbas dukjes së natyrshmërisë synohet të dobësohen marrëdhëniet tona me vendin që ka shoqëruar me një fjalë, lumturisht, të gjithë ecjen e demokracisë sonë e që në furtunat e botës gjendet gjithmonë së fundi në të njëjtin krah që është i yni.

Artikulli publikuar në “Corriere della Sera”, përktheu Eugjen Merlika

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Next Post
Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë

Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In