Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Në Europë nuk hyhet nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve

by mapo.al
25/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Pushteti i sotëm shijon lirinë për të pushtuar secilën hapësirë institucionale…qytetari i zakonshëm i këtij vendi, i tilli larg tipareve karakteriale të “Njeriut të Ri”, larg interesave të ndërlidhura me sejmenët e shtet-pushtetit, përjeton robërimin shpirtëror dhe shoqëror në atdheun e të njëjtit… mundësi të rrëmbyera nga arbitrariteti, pritshmëri të shuara që qëndrojnë në hirin e zjarrit Neronian pushtet-ushtrues, dinjitet njerëzor i nëpërkëmbur nga arroganca jonjerëzore e hazër-zbatuesve të urdhëresave të pushtetit, vullnet i deformuar përmes secilit mekanizëm që jetëson mbrapshtinë, e tilla që trondit thellë shpresën për ndryshim përmes synimit të zi të pranimit të së keqes si një normalitet shoqëror.

Jetojmë, përjetojmë dhe shikojmë në pasqyrën e së vërtetës shoqërore të tillin bollëk të propagandës bajate të pushtetit që përmes krekosjes së batutave boshe kërkon të fshehë boshllëkun shoqëror, i tilli i shkaktuar nga arritjet e munguara, premtimet e shkelura dhe angazhimet e harruara…njëjtë si gotat e kristalta të shampanjës festive për kinse hapjen e negociatave dhe dekoratave të pluhurosura në sirtarët e gënjeshtrës këmbëshkurtër, por fabul-gjatë…koha është për t’i thënë boll të tillit bollëk të propagandës që tenton të errësojë mendimin dhe të sëmurë gjykimin qytetar ndaj lehtësisë djallëzore të përcjelljes së dështimeve vetjake si gabim i palëve të treta…për të thonë boll përmes një reagimi shoqëror demokratik dhe kurajoje qytetare fituese ndaj secilit instrument shkurajues që vringëllin në hovin e një turravrapi të pandalimtë.



Dështimi për të quajturën hapje të negociatave që do të përkonte me përcaktimin e një date të saktë për zhvillimin e konferencës së parë është trishtim dhe mërzi për Shqipërinë, për shqiptarin me vokacion perëndimor që drejton sytë lart për të kërkuar Europën e munguar në secilën ditë të së përditshmes sfilitëse në atdhe…i tilli qytetar po mban mbi shpinën e drobitur faturën e haraçit të një besimi të dhënë tetë vite të shkuara…pikërisht ndaj të njëjtit, keqqeverisja vijon të jetë një borxhlie e keqe…keqqeverisja i ka rrëmbyer të zakonshmit shqiptar të tillën Europë, në frymë dhe standarde, gjithashtu.

Një përparim i munguar në rrugëtimin e procesit të Integrimit Europian është gëzimi dhe hareja e pazëshme e enturazhit qeverisës që do të vijojë të gjejë të tillin shesh për të gatitur përsheshin qëllimshëm kaotik; -mjegullim, rrëmujë e qëllimtë, kaos… rendi i xhunglës demokratike ku patronazhisti dhe informatori përbëjnë thelbin e një ngrehine të madhe asfare institucionale…një ngrehinë që po shndërron Shqipërinë në një humbëtirë të shpresës, një vend të shkretuar nga shpopullimi i vazhdueshëm… Shqipëria që po shndërrohet në vendin e paradës së korrupsionit dhe ryshfetit mbi dhe nën dorë.

Gishti tregues ndaj Bashkimit Europian apo vendeve përkatëse përmes artikulimit të justifikimeve gjithfarëshe është zëri i së vërtetës së munguar…e vërteta e një dere që ka qenë gjithmonë e hapur nga Unioni, por një derë ku lipset një hyrje meritore…një hyrje ballëlartë përmes vlerave të përbashkëta dhe demokratikisht të vërteta.

Duhet të jemi të vërtetë me përdhosjen e djeshme të së drejtës në funksion të sundimit sot, duhet të jemi të vërtetë mbi kapjen e shtetit dje për ta njehsuar me pushtetin sot, duhet të jemi të vërtetë që dje u ngritën themelet e padrejtësisë dhe mundësive të munguara sot…sot nuk mund të stigmatizohet një dinamikë e brendshme në BE nga keqqeverisja sepse hyrja në Europë nuk kalon nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve të munguara.

Tags: Ardit Gjinalicelja e negociatave

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare

27/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
Next Post
Gëlltiti bateritë e telekomandës, vdes 2-vjeçarja – paralajmërimi i mjekëve

Gëlltiti bateritë e telekomandës, vdes 2-vjeçarja - paralajmërimi i mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
  • Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In