Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, mendon se nuk duhet kritikuar vetëm Panuçi për dështimet ndaj Kosovën e Ukrainës. Në emisionin “Procesi Sportiv” ai bëri të qartë se trajneri ishte zgjedhur për gjëra të tilla se digjej që nuk ishte trajner i mirëfilltë.
“Nuk është bërë zgjedhja e gabuar, është bërë enkas. Ikëm nga një trajner ekspert dhe vijmë me një fillestar. Kur e prezantuam, meqë nuk thoshin që ka qenë trajner, thoshin që kemi marrë ish-futbollist të Milanit, se nuk mund të thoshin që kanë marrë trajner.
Sakrifikohet që Panuçi të mësojë futboll dhe ne të humbasim. Por po i sulen më shumë se duhet trajnerit. Shikoj median me influencën e oborrit, arrijnë ta sulmojnë që ta shkarkojnë. Këto ndeshje nuk janë përgjegjësi e trajnerit. Edhe po të luheshin pa trajner, luheshin më mirë. Nuk ka vetëm gafa teknike, ka qëllim të keq moral.
Këto nuk janë ndeshje ku të thuash që gaboi te skema. Pse e lanë? Pse e lanë këta, pse e sakrifikuan Shqipërinë? Duhen bërë gabimet të shkojmë ku të shkojmë, e njëjta skenë kur ishte De Biazi, gabonte Han e të tjerët.
Të Kosova më pëlqeu detaji që një 18-vjeçar pasi kuptoi se kush ishte kundërshtari filloi ta driblonte. Në fund e detyruan të kërkonte falje, ai që bëri gjërat më të bukura kërkoi falje. Atij i doli nga shpirti, a tu dha mundësia të tallesh, tallu!
Pastaj dëgjova deklaratën e Berishës, tha ‘na mungojnë krahët’. Pashë golat që pësoi thashë mos i kanë munguar krahët e tij”, ishte batuta e Sinematit.
“Ne kemi kombëtare presidenciale, ligjin më shumë e bën ai se trajneri. Kur vajtëm në Europian ishin gati të thoshin nuk e çoi ekipi, e çoi i madhi. Tani e paska fajin ekipi. Pastaj është abuzim ndeshja miqësore vëllazërore. Mos flitni më me vëllazërore. Ne morëm leksion jashtë futbolli, moral, ishim lodhur me tradhti e patriotizma. Treguam në fushë kush janë ata që tradhtuan futbollin”, theksoi ai. /vipsport.al/