Aktualitet

VIDEO/ Çfarë tha Rama që ngriti në këmbë kadetët amerikanë?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:21 - 21/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video nga mirëkpritja që i kanë bërë gjatë vizitës në Akademinë Ushtarake “West Point”.






Në videon e publikuar Rama shihet duke folur para studentëve, ndërsa ata brohorasin dhe ngrenë në ajër disa karrige.


I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, kryeministri u shfaq përballë qindra studentëve të Akademisë Ushtarake për t’i dhënë lajmin e mirë se të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që t’a përdorin gjatë fundjavës.







“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.





Një ditë më parë, kryeministri takoi dhe dy djem shqiptarë në akademinë amerikane “West Point”.

Lexo edhe :  Kurti e uroi për mandatin e tretë, Rama: Do ta vizitoj me kënaqësi Kosovën

Vetë Rama shpërndau foton, që sipas tij do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar nga amerikanët.

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”.

Vetëm 2 ditë pas betimit të qeverisë, kryeministri ka nisur vizitën e tij në SHBA. Rama u prit me nderime, ndërsa vizita e tij në “West Point” është në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në New York, Rama do të marrë pjesë edhe në sesionin e të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

327


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas