Aktualitet

Në garë edhe Ismail Kadare, shpallet fituesi i çmimit Nobel














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 07/10/21 |
mapo.al

Novelisti nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, është shpërblyer të enjten me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021.






Komiteti i Nobelit e ka lavdëruar Gurnah për “thellimin e pakompromis dhe emocional në efektet e kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”.


Çmimi është ndarë nga Akademia Suedeze dhe ka vlerën e 1.1 milion dollarëve.







I lindur në Zanzibar më 1948, Gurnah ka arritur në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.




Ai është autor i 10 novelave dhe shumë rrëfimeve të shkurtra.



Ai ka qenë profesor i Literaturës angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, deri në pensionim.

Ndarja e çmimeve Nobel për sivjet nisi të hënën, kur është ndarë çmimi për zbulimet në fushën e mjekësisë.

Të martën është ndarë çmimi për fizikë, të mërkurën për kimi, ndërsa çmimet për paqe edhe ekonomi do të ndahen në ditët në vazhdim.

261


Etiketa: , , ,

Pas