Aktualitet

‘Në gjendje depresive’ – Vetëplagoset me armë zjarri 20-vjeçarja në Kavajë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:25 - 24/08/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kavajë. Sipas informacioneve paraprake, një 20-vjeçare është vetëplagosur me armë zjari.






Sipas Policisë, e reja ishte në gjendje depresive. Aktualisht ajo ndodhet në spitalit e Durrësit ku po merr trajtim mjekësor.


Gjendja e saj raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.







Njoftimi i policisë:



Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas