Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet policie.
Sipas policisë, 44-vjeçari ka dëmtuar mjetin e policisë tip “Volkswagen” që ishte i parkuar, ndërsa ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin.