Politika

“Në Gjermani nuk bëhesh deputet po pate precedentë kriminalë”






               Publikuar në : 15:06 - 10/01/15 |
mapo.al

knutRaportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein ka folur në lidhje me dekriminalizimin e kuvendit, zbatueshmërinë ligjit dhe hapjen e dosjeve në një intervistë për Ora Neës.


Lidhur me dekriminalizimin e parlamentit Fleckenstein tha se ky ndoshta nuk mund të jetë termi i përshtatshëm pasi jo i gjithë parlamenti është i kriminalizuar, por duhet hetuar për elementë të veçantë.



“Në Gjermani duhet një rrugë e gjatë që një person që ka pasur të dhëna kriminale të hyjë në parlament. Jo se ai gabim që ka bërë do t’a dënojë për gjithë jetën, por nuk kaq e thjeshtë që të hysh në parlament”, tha Fleckenstein.

Raportuesi i BE-së foli edhe në lidhje me dosjet duke thënë se “Hapja e dosjeve do të thotë qe nëse dikush është fajtor apo duket të jetë fajtor, që cuan njerëz në burg apo që vranë njerëz, atëherë, duhet të marrë përgjegjësi, të shkojë në gjykatë dhe varet nga vendimi i gjykatës, mund të arrestohet”.

 



Pas