Teknologji

Në Gjermani po prodhohen anije që do lundrojnë pa kapiten






               Publikuar në : 12:09 - 09/03/19 |
mapo.al

Ndërkohë që automjetet autonome shumë shpejt mund të jenë një realitet, në Gjermani kanë filluar planet për të futur të njëjtën teknologji në lundrim.


Aktorët dhe inxhinierët e kësaj industrie po punojnë së bashku me ndihmën e Ministrisë gjermane të Transporteve për të krijuar hapësira testimi në kanalin “Spree-Oder”.

“Punimet do të fillojnë në korrik për të përgatitur një rajon testimi për anije autonome”, njoftoi Shoqata Federale e Porteve Publik Lumor në një deklaratë të publikuar sot.

Synimi i projektit, pjesë i të cilit është edhe Qendra Aerohapësinore Gjermane (DLR), ka të bëjë me varka të vogla që përllogarisin rrugën e tyre dhe ngarkojnë dhe shkarkojnë kargot vetë pa një kapiten./ora


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas