Albi Nako ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, në kuardër të temës “Dashuria për kafshët”, një episod nga bashkëjetesa 10-vjeçare me një gjarpër të llojit Piton.
“E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por kur vija në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja. Një herë kam qenë duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjaprin në gji, kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare”-ka treguar Albi.
Më tej, koreografi bëri të ditur se gjarprin e ka futur kontrabandë në Shqipëri, pasi Pitoni nuk është i lejuar të mbahet në vendin tonë. Ky lloj gjarpri është johelmues dhe gjatësia e tij shkon deri në 10 metër.