Aktualitet

Në gjumë me gojë hapur, grimieri “fëlliq” Kim Kardashian














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 03/03/21 |
mapo.al

Një ndër emrat më  të komentuar në botë është ai i Kim Kardashian. Mund të themi se bukuroshja është një profesioniste mjaft e zënë, pasi aktualisht është duke rritur katër fëmijë, duke drejtuar biznese mjaft të suksesshme, si dhe duke studiuar drejtësi.





Së fundmi, grimieri i saj Chris Appleton, bëri humor me 40 vjeçaren, pasi dukej se atë e kishte zënë gjumi teksa grimohej. Appleton publikoi një foto të saj në Instagram, teksa bukuroshja kishte marrë një sy gjumë në karrigen e sallonit, duke e shoqëruar atë me mbishkrimin:


“Të dua Kim”.





Në fakt, edhe pse Kardashian qëndronte në karrige me sytë e mbyllur dhe gojën hpur, mund të themi se dukej mjaft e bukur dhe në këtë version. Në këtë postimtë grimierit, vihen re mjaft komente, ku spikat ai i protagonistes kryesore, e cila shkruan:


“Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”, komenton Kim.

Ndërkohë, miqtë e famshëm të Kimit, si Paris Hilton e etiketuan atë si “Bukuroshja e Fjetur” në koment.

Javët e fundit, që pas paraqitjes për divorc nga Kanye West, ajo ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë.  Çifti po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre dhe burimet pohhojnë se asnjëri nuk po e konteston ndarjen e tyre.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas