Këngëtari Shpat Kasapi ka lënë të kuptohet së fundmi se po mendon të ndjekë gjurmët e së ëmës, Xhylymser Kasapi, e cila është deputete e LSDM-së.
“Unë do të bëhem deputet nëse populli më do dhe më pëlqen”-u shpreh Shpati në emisionin “E Diell”. Më tej, kur u përmend ndikimi i së ëmës në jetën personale, këngëtari e mohoi diçka të tillë.
“Nuk është e vërtetë, ajo më ka lënë të lirë. Ama, kritikat e saj nuk mungojnë, sidomos kur nuk pastroj tavolinën pasi mbaroj së ngrëni, apo kur lë dhomën rrëmujë”-tha Shpati.