Aktualitet

Në gjyq 3 motrat që vranë babain





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 01/08/20 |
mapo.al

Prej vite nën tortura dhe abuzime seksuale, 3 vajza në Rusi që kishin vrarë të atin, pritet të përballen me një dënim nga 10-15 vjet burg. Kristina, Angelina dhe Maria, që janë në moshën 19, 18 dhe 17 vjeç, u hakmorën ndaj babait të tyre pasi ai abuzonte prej kohësh seksualisht me to.


Trupi i viktimës u gjet në shkallët e një apartamenti në Moskë. Disa orë para se të ndodhte ngjarja, 57-vjeçari ishte kthyer nga një klinikë psikiatrike dhe ishte konfliktuar me vajzat duke i kërcënuar me thikë.


Nga skedimi që është bërë mbi viktimën 57-vjeçar, ka rezultuar se ka qenë i varur nga drogat e tipit heroinë dhe ka pasur lidhje me grupe kriminale. Ai kontrollonte lëvizjet e 3 vajzave duke i vëzhguar nëpërmjet sistemit të kamerave mbikëqyrëse, duke i ndaluar që ato të shkonin edhe në shkollë.


Vajza me e madhe Kristina tha për policinë në momentin e arrestimit se e urrenin të atin, prandaj donin që të zhdukej, duke shtuar se kishin prova të mjaftueshme që babai i detyronte të kryente akte seksuale.


Sipas psikologëve vajzat kanë sëmundje serioze mendore, duke përfshirë çrregullimin e stresit post traumatik. Avokatët mbrojtës kërkojnë që 3 të pandehurat të trajtohen si viktima, pasi ato kishin jetuar në një situatë traumatike për një kohë të gjatë dhe kishin frikë jo vetëm për sigurinë e tyre fizike, por edhe për jetën e tyre.

Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje organizata të shoqërisë civile në Rusi kërkoi që të miratohej një ligj për të mbrojtur viktimat e abuzimit seksual në familje.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas