Aktualitet

Në Hënë ka ujë, e konfirmon NASA








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:27 - 26/10/20 |
mapo.al

NASA nëpërmjet një deklarate shtypi ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që sateliti të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej.


Dy studimet u realizuan nga Orbiteri Lunar Reconnaissance i NASA, që rrotullohet rreth hënës që nga viti 2009, si dhe nga teleskopi ajror SOFIA.


Në studimin e parë, studiuesit përdorën SOFIA-n për të vëzhguar hënën në një gjatësi vale që zbuloi prezencën e molekulës H2O.



Paul Hertz, drejtor i divizionit të astrofizikës së NASA, u shpreh se shkencëtarët kishin dyshimet e tyre për prezencën e ujit prej kohësh, por vetëm tani mund të konfirmohet me siguri.


Zbulimet SOFIA konfirmojnë se uji gjendet i bllokuar në formën e akullit midis zgavrash në jug të kraterit Klavius. Ky është një ndër krateret më të mëdha dhe më të dukshme nga Toka. Prezenca e ujit në atë zonë gjeografike, sipas NASA, është e barabartë sa një shishe uji 0.3 litra.


Fakti që molekulat e ujit janë të mbërthyera midis zgavrash e bën atë më të sigurt nga mjedisi i ashpër i Hënës.

Uji është bllokuar në një metër kub tokë në të gjithë sipërfaqen hënore. Shkretëtira e Saharasë ka njëqind herë më shumë sasi uji sesa ajo që zbuloi SOFIA në tokën hënore. Dhe prania e këtij uji ngre pikëpyetje se si u krijua, e madje si ekziston ende atje.

Pas studimit të dytë, shkencëtarët mendojnë se në zonat e errëta e të pandriçuara të satelitit mund të ketë sasi të shumta të ujit në gjendje të ngrirë, të cilat i rezistojnë ngrohtësisë diellore.

Sipas parashikimeve, mendohet të jenë rreth 7,000 milje katrore që ruajnë ujin si akull. ‘’Nëse kemi të drejtë uji do të jetë i përdorshëm si ujë i pijshëm dhe për karburant raketash’’.

Kërkimet e mëparshme për akull në Hënë janë përqendruar rreth kratereve të mëdhenj në pole, ku temperaturat janë matur deri negativisht 405.67 gradë Fahrenheit.

“Temperaturat janë aq të ulëta në zonat e ftohta sa që akulli do të sillej si një shkëmb,” thotë Hayne, shkencëtar i NASA. “Nëse uji depërton atje, nuk do të shkojë askund për një miliard vjet.” Por këto mjedise të ftohta dhe të errëta janë të vështira për t’u arritur.

Të kuptuarit se sa ujë ka në hënë do të lejojë që misionet e ardhshme të mos kenë shumë kosto, pasi NASA nuk do të përpiqet më të transportojë ujë por do të përdorë burimet e vetë satelitit. /CNN/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas