fbpx

Aktualitet

Në hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, ja pse akuzohet (EMRI)





               Publikuar në : 09:09 - 15/10/19 |
mapo.al

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kane proceduar në gjendje të lirë ish drejtorin e ALUIZNI-t në Elbasan, shtetasin Andon Lapa.


Sipas policisë së Elbasanit, mbi të rëndojnë disa akuza.



Njoftimi


“Shtetasi A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, procedohet për veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin”.

Gjithashtu është proceduar edhe shtetasi G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,

Pas