Dua Lipa ka thyer rekordin e shikimeve në “Spotify” dhe ka hyrë në histori si e para këngëtare femër që e ka arritur këtë gjë. Me mbi 800 milionë shikime dhe tepër krenare për këtë arritje, Lipa nuk ka ngurruar ta ndajë lajmin me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.
“Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në “Spotify”. Ajo e arriti këtë gjë me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGA”-shkruhet në postimin e saj në “Insta Story”.
Ylli shqiptar ka vetëm pak vite në tregun muzikor ndërkombëtar, e megjithatë ka arritur të korrë mjaft sukses. Madje Dua ia ka dalë të rrëmbejë edhe çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.