Aktualitet

Në Itali vendoset sot, por kërkesa e Olta Xhaçkës i ka shqetësuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:02 - 23/04/18 |
mapo.al

Kanë mbetur vetëm pak orë nga skadimi i kohës së kërkuar nga Presidenti italian për të reflektuar mbi vendimin që duhet të marrë për formimin e qeverisë së re.






Sot Sergio Mattarella do të vendosë se kush figurë institucionale do të ngarkohet për formimin e ekzekutivit.


Pas konsultimeve të dështuara me forcat politike e negociatave pa sukses të kryetares së dhomës së senatit për formimin e një kolacioni qeverisje mes partive të djathta e 5 Yjeve, pritet që një tjetër figurë institucionale të ngarkohet me detyrën e zgjidhjes së ngërcit qeverisës.







Kjo periudhë paqartësie ka krijuar shqetësim, sidomos pas faktit se Italia nuk u rreshtua krah Perëndimit kur u bombardua Siria.




Për më tepër, portali Formiche shkruan se përbën shqetësim kërkesa e ministres së mbrojtjes së Shqipërisë në SHBA, Olta Xhaçka për ngritjen e një baze ushtarake amerikane në vendin tonë .



Sipas portalit, kjo tregon se roli i Italisë si partner amerikan dhe aktor i rëndësishëm në skenën gjeopolitike po zbehet.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas