Momente tensionesh në seancën maratonë prej 10 orësh, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku u dhanë masat për personat e arrestuar gjatë aksionit policor “VOL-VO 4”.
Maks Haxhia, avokati i ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, konfirmoi se ka pasur momente tensioni.
“Aty u hodhën akuza edhe në revoltim e sipër edhe ide të tilla se, ‘politika është në mes’, ‘ne jemi kurbanët e integrimit’”, tha avokati për gazetarët në dalje të gjykatës, për ç’ka ndodhi në seancë”, tha Haxhia.