Preferon që ta quajmë Klara, por ky nuk është emri i vërtetë. Klara e konsideron veten si person transgjinor. Sapo ka kaluar të njëzetat. E pyesim për vendbanimin aktual dhe ai/ajo thotë: ‘Gjithandej nga pak, ku më zë nata, ku me shtëpi-ku pa shtëpi… shfrytëzim prostitucioni, luftë për mbijetesë, luftoj për të mbijetuar’. Këtë gjë Klara na e thotë pa e pyetur fare për këtë çështje. –Ai/Ajo thotë se ka një identitet të ndryshëm nga të dyja palët. Transgjinori ka shumë identitete njëkohësisht. ‘Jam një gjini e tretë, më duket se në veten time kam shumë role…’. Pyetjes nëse është më vështirë të jesh ‘femër’ apo ‘mashkull’, Klara i përgjigjet se ‘unë i luaj të dyja rolet, por mund të them që është më e vështirë të jesh ‘transgjinor’. Gjithsesi mendoj që në realitet jam mashkull. Unë veten e specifikoj ‘fizik mashkulli, me një shpirt femre’. ‘Çiltërsia, besnikëria dhe sjellja ime janë prej femre’’. Thotë që, ashtu si dhe femrat, në përgjithësi është një organizatore e mirë. ‘Rri me javë të tëra duke menduar që në këtë ditë do të bëj këtë gjë dhe javën tjetër këtë gjë’. Me plot krenari na tregon fustanin që po përgatitet të veshë në një eveniment së shpejti. Ngjyrë vjollcë e errët dhe transparent.
Fëmijëria e një transgjinori
Duke iu kthyer fëmijërisë, Klara thotë që ‘në moshën nëntë apo dhjetë vjeç e shikoja që isha i/e ndryshëm/ndryshme nga të tjerët. Vishja fustanin e mamit. Familja ime e kuptoi më vonë se çfarë po ndodhte me mua; rreth moshës njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë vjeç’. Kjo ishte deklarata e parë e Klarës. Më vonë kur i rikthehemi së njëjtës çështje me pyetje kontrolluese, Klara thotë që në fakt në moshën katërvjeçare familja e ka vizituar dhe ka kryer teste hormonale. Klara përmend edhe disa përqindje rezultatesh të testeve. ‘Në moshën katër-pesëvjeçare kam pasur probleme me shëndetin, probleme me zërin dhe ndërmjet të tjerave më bënë dhe analizat e hormoneve dhe më dolën 75 për qind hormone femërore dhe 25 për qind hormone mashkullore. Mjekët më dhanë hormone mashkullore, por ky mjekim nuk pati efekt sepse hormonet femërore i mbysnin hormonet mashkullore. Provuan dhe të kundërtën dhe gjithashtu nuk pati sukses. Në fund mjekët vendosën të përdorin taktikën e balancimit të hormoneve…’
Një transgjinor dhe familja
‘Dymbëdhjetë vjeç kam ikur nga shtëpia që kisha në Tiranë. Ika nga shtëpia për një vit e gjysmë apo rreth dy vjet dhe kur u ktheva vëllezërit me pritën ftohtë, ndërsa prindërit më pritën mirë. Familja ime përbëhet nga shumë vëllezër, ndërsa motrat janë martuar jashtë Shqipërisë. Vëllezërit më pritën më keq, me dhunë fizike, me dhunë psikologjike. Më kanë rrahur aq shumë sa kam shenja në trup dhe tani. Kur kam qenë gjashtëmbëdhjetë vjeç, vëllai i madh që ishte njëzetekatër vjeç në atë kohë, donte edhe të më vriste. Prindërit i kam akoma. Nuk janë këtu, ndodhen jashtë. Kam dy vëllezër më të mëdhenj se unë, të tjerët janë më të vegjël. Nuk më intereson çfarë mendojnë tani, nuk më intereson më… Në rast se do të kisha një problem, nuk do të shkoja tek ata se e di përgjigjen. Do të më thoshin ‘jo’, ua di tipet’. E pyesim Klarën se çfarë mendon mamaja e saj dhe na thotë që ‘mami më do, por e mbysin meshkujt në shtëpi. Kam folur me të, por nuk reagon sepse ka tre meshkuj në shtëpi, dhe nuk del dot përpara tyre. Gjinia mashkullore është më e lartë në shtëpinë time. Me motrat kam kontakte, por janë me burrat e tyre dhe mbaj distancë që të mos iu prish punë. E kam problemin tek pjesa mashkullore’.
Një transgjinor dhe shoqëria
‘Shokët apo shoqet i kam të rrallë, vetëm katër’. Klara i quan shokë dhe shoqe me gjini të ndryshme: ‘një shoqe straight, një shoqe les, një shok straight dhe një shok biseks. Kjo është kategoria konfidenciale. Kam dhe një kategori tjetër jo shumë konfidenciale, sa për të pirë kafe. Kategorinë e parë i kam pasur shokë dhe shoqe që nga klasa e parë…’. Kur e pyet për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, Klara preferon të flasë vetëm për rininë ‘se vetëm këtë pjesë njoh më mirë’. I kategorizon si: ‘rinia femër’ dhe ‘rinia mashkull’. ‘Rini me dy fytyra. Njoh shumë straight të lidhur me femra, që pasi pinë një gotë vijnë dhe më ulen në tavolinë’. Shprehet që ‘shoqëria shqiptare dikur ka qenë shoqëri më e lirë…’. ‘Në këto kohë ka marrë shumë kot. Ka filluar të shfrytëzojnë prostitucionin. Njoh shumë që mund të kenë një premisë përpara, por e shesin veten për një shumë lekësh. Ndonjëherë nuk kanë nevojë për ato lekë’. Një gjë e mirë në shoqërinë shqiptare dhe që duhet zhvilluar më tej? -‘Asnjë lloj gjëje të mirë nuk ka. Duhet të fillojë nga A-ja që të shkojmë te Zh-ja’.
Një transgjinor dhe institucionet
Në raport me institucionet e ndryshme Klara thotë që ‘në qoftë se do të shkoja të merrja një certifikatë, do të tallej i gjithë stafi pastaj do të merrja certifikatën. Mbaj mend një rast kur u ankova për një problem në policinë e shtetit shqiptar, jo vetëm që nuk ma zgjidhën problemin por edhe më rrahën…. Në spital një herë nuk më vunë serumin për rreth dyzetepesë minuta se kishin frikë se isha i infektuar me Sida’. ‘Shkollimin e kam vazhduar deri në vit të parë në gjimnaz, por e lashë sepse nuk arrija dot të bëja asnjë orë mësim nga talljet e shokëve dhe shoqeve të klasës. Tallje pa fund. Ka pasur dhe dhunë fizike, por jo shpesh’. Në cilat fusha e ndjen diskriminimin? – ‘Në të gjitha fushat, kudo ku shkoj nuk gjej punë. Edhe për ato punë që kam bërë nuk më kanë dhënë rrogë, ose më kanë përzënë nga puna’.
Transgjinor lind, apo bëhesh?
E pyesim Klarën nëse mendon se thelbin e njeriut e ka përcaktuar Zoti, apo mendon se njeriu bëhet ai që zgjedh të bëhet dhe ajo thotë që ‘fatin njeriu e krijon vetë. Zoti ka thënë të kam lindur dhe jeto. Njeriu dhe karakteri i tij formohen me kalimin e kohës. Nuk e ka shkruajtur Zoti që unë do bëhesha ‘prostitutë’. E kam krijuar vetë këtë situatë. Jo vetëm nga drejtimi por edhe nga lidhjet që kam pasur. Familja nuk ndikon asnjëherë për keq, mund të isha pak më i/e shtrënguar, por jeta ime nuk do të ishte ndryshe nga ajo që është tani’.
BOX
Një kontekst për rastin ‘Klara’
Pothuajse të gjithë shqetësohen për ‘përshtypjen e mirë’ që duhet të lënë tek të tjerët, ndërkohë që përmbushin role të ndryshme në shoqëri. Transgjinorët shpesh shihen si personazhe me një të kaluar për t’u eksploruar, me fëmijëri që ngjall kuriozitet, me karakter kompleks, me stil jetese jo të zakonshëm dhe me një psikologji misterioze. Në një përpjekje për të rikonceptualizuar ndarjet gjinore në ditët e sotme, duhet sqaruar se ndryshimet e vrullshme shoqërore, politike dhe ekonomike që kanë çuar drejt fragmentarizimit të shoqërisë dhe individualizmit, kanë sjellë ndryshime tek sjelljet, kategorizimet, zgjedhjet, identitetet etj. Kjo dinamikë qëndron përballë qasjeve tradicionale, sipas të cilave në çdo shoqëri pritshmëritë përkundrejt grave dhe burrave ndryshojnë për secilën kategori, kryesisht bazuar në rolet e ndryshme në lidhje me biologjinë dhe riprodhimin. Kështu, në lidhje me identitetet e ndryshme, përveç ndërgjegjes/pandërgjegjes individuale që i përgjigjet identitetit përkatës, një rol të rëndësishëm luan edhe ajo që konsiderohet si e pandërgjegjshmja kolektive. Sipas përcaktimit që Karl Jung i bën të pandërgjegjshmes kolektive nëpërmjet arketipeve, Anima– është aspekti femëror që është prezent në të pandërgjegjshmen kolektive të burrave dhe Animus– është aspekti mashkullor prezent në të pandërgjegjshmen kolektive të grave. Anima personifikohet si një vajzë e re, spontane dhe me intuitë ose edhe si mëma natyrë. Animus mund të personifikohet si një burrë me logjikë të fortë, racional dhe argumentues. Anima dhe Animus janë arketipe të së pandërgjegjshmes kolektive. Për me tepër, sipas mitit të lashtë grek, ne jemi gjithmonë në kërkim të gjysmës tjetër që Zotat na e rrëmbyen dikur dhe në fakt arrijmë ta gjejmë këtë gjysmën tjetër kur shohim dikë që përmbush arketipin tonë të Anima apo Animus. Në terma të tillë, shoqëria shqiptare përbën një terren mjaft interesant për studim sepse mitet, tabutë dhe institucionet e ndryshme shoqërore janë mjaft të larmishme dhe kjo prodhon efekte të qenësishme në lidhje me gjykimet normative në ditët e sotme në Shqipëri.

Eshte anetare tek LGBT Klara?