Aktualitet

Me koronavirus një tjetër lojtar i Seria A, futet në karantinë skuadra e shqiptarit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 12/03/20 |
mapo.al

Rast i ri coronavirus in Serie A. Pas lajmërimit të Juventus mbi pozitivitetin e Daniele Rugani, nga faqja zyrtare e Sampdoria vjen në fakt një tjetër infektim mes futbollistëve. “L’U.C. Sampdoria informon se futbollisti Manolo Gabbiadini ka rezultuar pozitiv me Coronavirus-COVID-19, ka temperaturë, por është mirë. – ka shpjeguar klubi dorian në një komunikatë -. Shoqëria po aktivizon në këto orë të gjithë procedurat e izolimit të parashikuara nga normativat”.


GABBIADINI: “JAM MIRË, MOS U SHQETËSONI”
“Kam rezultuar pozitiv edhe unë ndaj Coronavirus. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shkruar, më kanë ardhur shumë mesazhe. Kisha dëshirë t’iu thosha se jam mirë, kështu që mos u shqetësoni. Ndiqni rregullat, qendroni në shtëpi e gjithcka do të zgjidhet”


VERONA E KUMBULLËS PEZULLON AKTIVITETET
Menjëherë pas komunikatës së Sampdoria në lidhje me pozitivitetin e Manolo Gabbiadini me COVID-19, Verona ka vendosur të pezullojë cdo aktivitet agonistik të programuar deri në një komunikim të ri. Lajmin e ka bërë të ditur klubi verdheblu, që thekson se po merr masat e duhura, për tiu nënshtruar procedurave të nevojshme. Skuadra e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla luajti në 8 mars kundër Sampdorias.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas