Aktualitet

Në këmbë të shpëtojmë pluralizmin – Thirrja e re e Berishës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 25/09/21 |
mapo.al

Sali Berisha, në Foltoren që u mbajt në Vlorë, tha se pluralizmi sot është në rrezik, është i kërcënuar.






Arsyeja kryesore sipas tij, është se këtë garanci nuk e ofron më Opozita, e cila nuk tregon respekt për votën dhe për anëtarët e saj. Me këtë, Berisha kishte parasysh deklaratat e Bashës se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.


Qeveria e Ramës, shtoi Berisha, ka sot 10 përqind më shumë pushtet se sa qeveria e Partisë së Punës në vitin 1991.







Ai tha se pas këtij projekti monist është George Soros, që ka lobuar dhe sponsorizuar edhe goditjen e tij me shpalljen non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.




Lideri historik i demokratëve u shpreh se pas 25 prillit, Lulzim Basha nuk u kujdes për votën e 620 mijë shqiptarëve që u shprehën për PD, por u kujdes vetëm për karrigen e tij.

Lexo edhe :  Besnik Mustafaj: Berisha po zgjon PD-në, dy kuvendet karikaturale


“Në këmbë, të shpëtojmë pluralizmin dhe demokracinë”, ishte thirrja e Berishës.

Ish-kryetari i PD u shpreh se me këtë lëvizje do të shpëtohet PD, dhe pushteti do të kthehet tek demokratët. Ai deklaroi se në PD do të ketë primare të vërteta, ku përfaqësuesit do të zgjidhen vetëm nga anëtarët.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas