fbpx

Aktualitet

Në kërkim ‘Juli i Pashakos’, RENEA aksion në Elbasan dhe Peqin





               Publikuar në : 19:47 - 08/11/19 |
mapo.al

Forcat Speciale të policisë janë duke zhvilluar një operacion për arrestimin e Julian Sulos, i njohur me nofkën “Juli Pashakos”. Gjurmët e tij janë gjetur në makinën e atentatorëve, të cilët qëlluan me armë prokurorin Arjan Ndoja, ku ai mbeti i plagosur bashkë me Aleksandër Lahon, ndërsa vdiq shoferi Andi Maloku.


Për këtë arsyje policia kërkon ta arrestojë “Julin e Pashakos, i cili i shpëtoi aksionit të një nate më parë.



Gazeta Mapo mëson se RENEA po kontrollon disa banesa ku dyshohet se është fshehur Julian Sulo, i përfolur edhe për disa ngjarje të tjera kriminale. Aktualisht Forcat RENEA po mbajnë të rrethuar një banesë në periferi të Elbasanit, ndërkohë që ka prani të shtuar edhe në Peqin e Rrogozhinë.


Policia ka marrë informacio se Julian Sulo fshihet mes Elbasanit dhe Peqinit. Një natë më parë RENEA ushtroi kontrolle në Lushnje dhe Fushë-Krujë, por nuk u arrit të gjendej i dyshuari i dytë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas